PRISHTINE, 12 Dhjetor/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, kanë zhvilluar takimin e parë, pas zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryeministrit të Kosovës.
Me këtë rast kryeministri Mustafa ka pranuar urimet nga ambasadorja amerikane për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe ka marrë zotimin e Ambasadës së SHBA-së për vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të proceseve politike në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa në takimin e sotëm me Ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e ambasadës së SHBA-ve, duke theksuar se do të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./a.g/