Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shprehet se, "koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk prishet, por vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje". "Dhe prap do të fitojmë", shton ai.
Sipas Mustafës, "LDK, AAK dhe Nisma kanë përkrahjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës".

"PDK me partitë e koalicionit nuk ka dëshmuar se e ka shumicën dhe ajo do ta shfrytëzoje rastin edhe në seancën e 12 shtatorit të provojë ta dëshmojë këtë. Nëse dikush mendon se deputetët janë të detyruar të votojnë vetëm për kandidatin e PDK-së, atëherë në Kosovë ka mbaruar demokracia", thekson lideri i LDK-së.

Asnjëri nga dy koalicionet nuk ka numrat në Kuvendin e Kosovës për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe qeverinë e re, pasi duhen së paku 61 vota, ndërsa mbështetja nga subjektet e tjera parlamentare është kushtëzuar./ATSH/