Mustafa Kruja: Në Amerikë, Zogu la
peng xhevahiret e gruas e të motrave
LETERKEMBIMI/ Rrëfimi i Mustafa Krujës për emigrimin e Mbretit. Ndërsa qëndronte përkohësisht në Egjipt, Mustafa Kruja vijonte letërkëmbimin me atin françeskan Paulin Margjokaj, duke i rrëfyer atij letër pas letre një varg të gjatë kujtimesh historike për ngjarje e personazhe të cilët i jetoi e i njohu nga afër.
TIRANE- Ndërsa qëndronte përkohësisht në Egjipt, Mustafa Kruja vijonte letërkëmbimin me atin françeskan Paulin Margjokaj, duke i rrëfyer atij letër pas letre një varg të gjatë kujtimesh historike për ngjarje e personazhe të cilët i jetoi e i njohu nga afër. Me 15 janar 1952 ai i shkruanin atit françeskan një letër tejejt të gjatë, ku pasi i flet për pozicionin që duhet të mbajë një historian karshi një ngjarjeje, për të vërtetën e cila duhet të qëndrojë përmbli çdo lidhje personale, Mustafa Kruja i rrëfen disa episode në lidhje me Esad Pashën, i njohur e mik familje me të, por me të cilin shumë herë u përplas e nuk u pajtua me vendimet e tij. Ai i flet për kohët e vështira të mbretit Zog në mërgim.
“Ka shpenzime të mëdhaja për me mbajtun dekorin e vet, për me ushqye nja 50 shpirtë e me sigurue familjen për nji t’ardhëshme sod për sod ende krejt të panjohun për tê...”, i shkruan Kruja Margjokës, ndërsa përmend se edhe pronën e shumëpërfolur në Amerikë e kishte marrë duke lënë peng në një bankë amerikane bizhuteritë e mbretëreshës Geraldinë dhe të princeshave, motrave të tij. Kruja ia parashtron këtë gjendje të mbretit, duke i lënë të kuptojë atit françeskan që të mos vari shpresat për ndihmë financiare nga mbreti Zog.
Pas kësaj Kruja nis ti përgjigjet siç ndodh në çdo letër të tij me Margjokën, për çështjet historike që ky i fundit e pyet. Ai përgjigjet shkurtazi për tre çështjet e para, ndërsa i lë hapësirën më të madhe çështjes së Kongresit të Lushnjes, një temë e gjatë të cilën ne do tua ofrojmë lexuesve në ditët në vijim. Ky pasazh i kësaj letre të gjatë është shkëputur nga vëllimi i katërt i letërkëmbimeve të Krujës, me At Paulin Margjokajn, botuar para pak ditësh nga shtëpia botuese “OMSCA-1”.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes Shqiptarja.com (print)....Letrën e plotë të Mustafa Krujës e lexoni në Shqiptarja.com (versioni Online) duke klikuar mbi linkunRedaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1524
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26