Kufini ethnik i Shqipniës fillon prej gjînit të Spicës, këthehet drejt nord-estit tyke marrë mbrênda Tuzin, Hotin, Grudën, Triepshin, Podgoricën, dhe, tyke ndjekun kufinin e Malit të Zi qi ka pasun përpara motit 1912, përmbledh Pejën, Gjakoven, Mitrovicën (pjesën lindore), Prishtinën, Gjillanin, Ferizovikun, Kaçanikun, njê pjesë të kazás së Shkupit, Tetovës, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, për me arrijtun te “Mali i Thatë” ndërmjet liqêjvet t’Ohriës e të Prespës. Qy nga këjo pikë kufini ndjek vijën e 1913-s ngjer te maja e malit Gramos e vazhdon drejt sudit për me dalë afër gjînit të Prevezës...