Mustafa: LDK është gjithmonë
e gatshme për zgjedhje

Mustafa: LDK është gjithmonë<br />e gatshme për zgjedhje
PRISHTINE-"Lidhja Demokratike është përherë e gatshme të shkojë në zgjedhje elektorale". Kështu u shpreh kryeministri Isa Mustafa, i cili nga pozita e kryetarit të LDK-së të premten, tha se ndonëse është e gatshme të konkurrojë në zgjedhje, LDK-ja do ta respektojë mandatin e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës, për disa arsye.

“LDK-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Lidhja Demokratike respekton mandatin legjitim të fituar nga qytetarët, dhe nuk e zhgënjen këtë besim për asnjë interes. LDK-ja ka treguar gjithmonë se nuk e sakrifikon interesin e qytetarëve, për teket politike të dikujt, e as për interesat e LDK-së”, ka thënë Mustafa, në tubimin ceremonial të 27 vjetorit të themelimit të LDK-së, raporton Klan Kosova.

Ndër të tjerash, kryetari i LDK-së Mustafa, tha se partia që ai drejton, është një aktor tejet i rëndësishëm dhe shumë serioz në politikën kosovare.

“Në Kosovë as nuk janë marrë e as nuk merren vendime të rëndësishme pa LDK-në. Kjo për shkak se Lidhja Demokratike, jo vetëm që është forcë serioze politike, por vendimmarrëse e rëndësishme në skenën politike që 27 vjet”.

Gjatë fjalimit të tij para anëtarësisë së LDK-së, Mustafa po ashtu shprehu mirënjohje të përjetshme për themeluesin e kësaj partie ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni