Mustafa: Marrëveshja me Serbinë
ndihmon në zhvillimin ekonomik
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehet se përpjekjet e bëra nuk ka mjaftuar për të arritur marrëveshje me Serbinë për Asociacionin e Komunave, ndërsa disa nga marrëveshjet janë në proces të nënshkrimit, si ajo për liberalizimin e vizave.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehet se përpjekjet e bëra nuk ka mjaftuar për të arritur marrëveshje me Serbinë për Asociacionin e Komunave, ndërsa disa nga marrëveshjet janë në proces të nënshkrimit, si ajo për liberalizimin e vizave. Kreu i ekzekutivit kosovar deklaron se normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë është faktor i rëndësishëm jo vetëm i të ardhmes evropiane të Kosovës por edhe i përqendrimit në zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Mustafa në statusin e tij në Facebook vazhdon më tej duke theksuar se “Ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhjen më të mirë e cila ndihmon në integrimin e serbëve dhe u krijon atyre hapësirë zhvillimore dhe perspektivë jete”.
Statusi i plotë i Mustafës"Normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë është faktor i rëndësishëm jo vetëm i të ardhmes evropiane të Kosovës por edhe i përqendrimit në zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Akoma mbeten shumë çështje të cilat duhet të dialogohen.
Jemi në proces të nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, të përmbylljes së plotësimit të kushteve për liberalizim të vizave dhe kemi nevojë për tërheqje të investimeve të jashtme dhe kapitalit të jashtëm për zhvillim ekonomik. Të gjitha këto dhe shumë procese tjera kushtëzohen me stabilitetin e brendshëm dhe me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Asociacioni i Komunave po vërtetohet se është ndër temat më të vështira. Delegacioni i Kosovës u tregua korrekt dhe konstruktiv, për të gjetur zgjidhje brenda sistemit kushtetues dhe ligjor të vendit tonë. Në anën tjetër pala serbe ishte insistuese që asociacioni të kryejë disa punë të pushtetit qendror dhe atij lokal, kurse njerëzit që kryejnë këto punë të kenë cilësinë e punonjësve shtetërorë.
Çdo zgjidhje e cila, pa marrë parasysh formën, do të krijonte në realitet asimetri pushtetesh jo vetëm që do të jetë e dëmshme për Kosovën por edhe për miqtë tanë që na kanë ndihmuar në ndërtimin demokratik dhe institucional, sepse do të prodhohej një sistem jofunksional dhe joperspektiv, i cili do të na shtyj që me dekada të merremi me vetveten.
Ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhjen më të mirë e cila ndihmon në integrimin e serbëve dhe u krijon atyre hapësirë zhvillimore dhe perspektivë jete, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të tjerë të vendit tonë. Jemi të gatshëm që të shpenzojmë edhe shumë kohë e energji për zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme, e cila do të krijoj stabilitet për vendin tonë, stabilitet regjional dhe perspektivë evropiane. Zgjidhjet e tilla nuk janë ideale, ato janë të rënda sidomos për ata që negociojnë dhe duhet të marrin vendime, por këto zgjidhje e lehtësojnë jetën tonë".
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
16.1%
-
Opozitës
17%
-
Qytetarëve
66.9%
Vota total: 471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15