/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e Memorialit "Heroinat", monument i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
"Ky memorial shënon një pikë kthese jo vetëm në kujtesën tonë historike, por edhe në respektin institucional dhe në njohjen e vlerave dhe kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë nënat, gratë dhe motrat tona gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për më tepër, ky memorial duhet parë edhe si një mirënjohje sublime artistike, por edhe shtetërore, për të gjitha përjetimet tragjike të gruas shqiptare në tmerret e kësaj lufte, por edhe gjatë tërë historisë sonë kombëtare", theksoi Mustafa.
Sipas tij, Memoriali "Heroinat" nderon në mënyrë simbolike kontributin e gjithanshëm të gruas gjatë luftës në Kosovë, kur, në kushte tmerrësisht të rënda gjersa populli ynë përjetonte vuajtje e tragjedi përmasash apokaliptike, gruaja kujdesej për fëmijët, pleqtë dhe të plagosurit.
Gjithashtu, vijoi ai, kjo vepër e realizuar artistike, është një vepër nderimi për sakrificën e vajzave që luftuan me armë në dorë dhe ranë dëshmore, por edhe për sakrificën e grave të dhunuara.
"Gjatë ditëve të luftës në Kosovë, qindra gra të tjera u angazhuan në profesione e punë të ndryshme. Ato ishin pjesë e pandashme dhe vitale e rezistencës dhe e UÇK-së. Është e pamundur të numërohen të gjitha. Kontributi i grave në luftën e fundit gjithsesi është vazhdimësi e kontributit të tyre gjatë dekadave të luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nënat, gratë dhe motrat tona ishin kudo, si në protesta, ishin aty ku ishte dhuna policore, ishin në betejën politike për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës", tha Mustafa.
Kreu i qeverisë u shpreh se "fatmirësisht historia e kombit tonë është shumë e pasur me emra grash të shquara, të cilat në periudha e në rrethana të ndryshme historike, kanë qenë pjesë e rëndësishme e arritjeve tona, madje shumë herë kanë qenë edhe përcaktuese të atyre arritjeve. Emri më madhështor i kësaj historie të pasur është Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë, e cila, me urtësinë, dhembshurinë dhe dashurinë universale për Zotin dhe për njeriun, u bë shqiptarja më e njohur e të gjitha kohëve. Ajo na bënë të ndihemi krenarë, që pikërisht ne shqiptarët i dhuruam botës mbarë një personalitet të tillë, një grua të brishtë fizikisht, por me zemër shumë të madhe e me kurajo të pabesueshme".
Sot, me krenari, shtoi Mustafa, theksojmë se roli dhe kontributi i gruas është i jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e jetës sonë, duke nisur që nga institucionet e edukimit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme, deri në institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, në Kuvend, në Qeveri, e kemi Presidenten e Kosovës, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në policinë dhe ushtrinë e Kosovës.
"Qeveria e Kosovës do të vazhdojë përkrahjen e veprave të tilla të mira që e nderojnë kontributin e grave, siç është memoriali "Heroinat", një projekt i iniciuar nga deputetja jonë Alma Lama dhe i përkrahur nga Kuvendi, ashtu edhe nga Qeveria. Kjo është vepra e parë që iu kushtohet grave, por sigurisht që nuk do të jetë e fundit", përfundoi Mustafa./k.s/
/Shqiptarja.com