PRISHTINË -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar të martën në Prizren, ku ka vizituar Dioqezën Ortodokse në Prizren, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve ortodokse dhe Vitit të Ri ortodoks.
Kryeministri i Kosoves, Mustafa, është pritur nga Peshkopi Teodosije, duke i uruar këtë festë si dhe ka përcjelle mesazhet e urimit për të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks.Gjatë pritjes, kryeministri Isa Mustafa ka folur për angazhimin e vazhdueshëm dhe hapat konkret që lidhen me fuqizimin e mëtejshem të bashkëpunimit, tolerancës fetare dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kryeministri Mustafa dhe të pranishmit në këtë pritje të organizuar në rezidencën e Peshkopit në Prizren, kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre edhe për avancimin e mëtejshem të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë./ATSH/