Mustafa: Nuk ka pakt LDK-VV,
pas zgjedhjeve jemi të hapu

Mustafa: Nuk ka pakt LDK-VV,<br />pas zgjedhjeve jemi të hapu
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje me Vetvendosjen për të shkuar në zgjedhjet e 11 qershorit me një listë të përbashkët.
 
Ndonëse ai nuk ka përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve të bisedohet me Vetvendosjen për të arritur ndonjë marrëveshje për  bashkëqeverisje.
 
“Proçeset për zgjedhje mbeten të hapura dhe ne mbesim të hapur për të zhvilluar bisedime me Vetvendosjen”,tha Mustafa në një konferencë për mediat.
 
Më tej ai ka folur edhe për listen e kësaj partie për të cilën shprehet se do të vendosë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
 
Ne sot kemi Këshillin e Përgjithshëm dhe do ti diskutojmë emrat e LDK-së, por gjithashtu ne do të vendosim për emrat e njerëzve tanë”, ka thënë Mustafa.
 
Gjatë ditës së mërkurë LDK-ja dhe Vetvendosje kanë zhvilluar takime  për një marrëveshje që në zgjedhjet e 11 qershorit të hyjnë  së bashku.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët