Mustafa: Nuk ka rritje pagash, siç
kishte premtuar Hashim Thaçi

Mustafa: Nuk ka rritje pagash, siç<br />kishte premtuar Hashim Thaçi
PRISHTINE- Kryeministri i ri Kosovës, Isa Mustafa, thotë se nuk do t'i rritë pagat siç kishte premtuar ish-Kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se i duket e shtrenjtë edhe autostrada Prishtinë - Shkup, por ai nuk mund ta ndalë atë projekt. Në një intervistë për "Reuters", Mustafa ka thënë se do t'i ulë taksat për disa biznese dhe do t'iu ofrojë taksë të sheshtë disa bizneseve që krijojnë vende të reja pune.

Ai ka thënë se rritja e pagave për 25 për qind, që e kishte premtuar Hashim Thaçi, është e pamundur.

“Do t'i rrisim pagat në linjë me rritjen ekonomike”, ka thënë ai.

Ekonomia e Kosovës parashikohet të rritet 3.5 për qind këtë vit, ndërsa 4.1 për qind më 2015.

Mustafa ka thënë se autostrada Prishtinë - Shkup, e cila kushton 600 milionë euro, është e shtrenjtë, por ka theksuar se ai me gjasë nuk mund ta ndalë atë.

“Kjo është një kohë e vështirë për ne, për t'i shpenzuar gjithë ato para në autostradë, por është fakt që kontrata është nënshkruar”, ka thënë ai për RUTERS, transmeton Express.

Ai ka refuzuar të japë shifra, por ka thënë se do t'i shkurtojë taksat për bizneset e vogla dhe të mesme dhe t'i pezullojë taksat për 2- 3 deri në 5 vjet për firma që krijojnë vende pune. Sipas tij, disave do t'u ofrohen prona shtetërore.

Ai ka thënë se planifikon të bisedojmë FMN-në për të rritur limitin për huamarrje nga jashtë.

Ai ka thënë se do të kërkojë miratimin e buxhetit të cilin e ka përgatitur qeveria e Thaçit, ndërsa brenda disa muajsh sipas tij buxheti do të rishikohet.“Ekonomia është problemi kryesor”, ka thënë ai. “Mund ta mposhtim çdo gjë nëse kemi zhvillim ekonomik”, ka thënë Mustafa.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!