Mustafa për koalicionin AKR-PAN:
Askush nuk fitoi,presion i Pacollit

Mustafa për koalicionin AKR-PAN:<br />Askush nuk fitoi,presion i Pacollit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas daljes së AKR-së nga koalicioni LAA dhe nënshkrimit të marrëveshjes me PAN-in.

Sipas Mustafës, deri te nënshkrimi i marrëveshjes së AKR-së me PAN-in ka ardhur pas një presioni të madh që është ushtruar ndaj Pacollit.

“Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.

Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës

Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot, në një takimi formal kisha Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, i cili më njoftoj me vendimin e tij për të dal nga Koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, koalicion ky i ndërtua në prag të zgjedhjeve nacionale mbi parimet e shëndosha të mirëqeverisjes në vend.

Me z. Pacolli dhe AKR-në kemi pasur një frymë bashkëpunuese gjatë dhe pas zgjedhjeve nacionale dhe gjetëm harmoni në planin politik e programor. Bashkëpunimi gjatë kësaj kohe ka qenë i frytshëm në krijimin e rezistencës ndaj të keqes e cila rrezikon t`i kaploj institucionet e Republikës. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e sajë e kanë dëshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehen në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”. Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë.

Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.

Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale.

Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre.

Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe?!

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre