Mustafa reagon ashpër ndaj BE-së për Trepçën: Absurde, një ditë do kërkoni të mos marrim as frymë pa dialoguar me Serbinë

Mustafa reagon ashpër ndaj BE-së për Trepçën: Absurde, një ditë do kërkoni të mos marrim as frymë pa dialoguar me Serbinë

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës

Përveç kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj , lidhur me deklaratat e Bashkimit Europian se edhe Trepçja do të jetë një pikë diskutimi, në ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd ka reaguar edhe ishkryeministri Isa Mustafa.

Duke e konsideruar një kërkesë absurde dhe të papranueshme , ashtu sikundër e njëjtë sipas tij është edhe kërkesa për të dialoguar në Bruksel për kufijtë e Kosovës.për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe të qëndrueshme

Përmes një postimi në rrjetin social, Kreu i Partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se duhet qenë bashkë në unitetet për të kundërshtuar çdo marrëveshje që në emër të marrëveshjes gjithëpërfshirës me Serbinë të pranohet për të negociuar çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial shtetëror të Kosovës

Sipas ish-Kryemininistrit të Kosovës  në këtë formë si po shkojnë punët, BE-ja do t’i kërkojë Kosovës që edhe frymë të mos marr pa dialogur me Serbinë.

"Më habiti kërkesa e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë. Kosova në asnjë fazë nuk ka pranuar që për Trepçën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat janë në territorin e saj, të dialogojë me Serbinë. Është kjo një kërkesë absurde dhe e papranueshme, ashtu siç është e papranueshme që me Serbinë të dialogohet për kufijtë dhe për territorin e Kosovës.Në mandatin, kur unë isha Kryeministër i vendit, përgatitëm dhe aprovuam Ligjin për Trepçën, duke e shpëtuar këtë simbol ekonomik të vendit nga falimentimi dhe privatizimi. Deputetët e LDK-së votuan para disa ditësh Statutin e Trepçës, i cili mori 2/3 e votave në Kuvend. Kjo flet për unitetin tonë karshi interesave jetike të vendit. Duhet të jemi bashkë dhe fuqishëm të kundërshtojmë që në emër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë të dialogojmë çështjet e sovranitetit dhe integritetit tonë shtetëror. Çështjet e shtetësisë sonë! Sepse, kështu si kanë filluar, një ditë do të kërkojnë që edhe frymë mos të marrim pa e dialoguar me Serbinë! IM", shkruan Mustafa

Deklara e Mustafaj, vjen pas reagimit të Kryeministrit të Kosovës  Ramush Haradinaj dhe pas deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Kocijancic për median serbe "Tanjug", e cila më herët tha se të gjitha cështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Statusi i plotë i Isa Mustafës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 05/02/2019 23:43

    S' kam digjuar ,per keto 25 vjet qe shteteve te krijuara tu kerkohet llogari nga ish padronet e tyre per pasurine e nentokes apo mbitokes,brenda kufirit te tyre legjiim.SI eshte e mundur qe BE-ja tu kerkoje Kosovareve ti japin llogari ish padronit te tyre per nentoken e mbitoken ,brenda kfirit te tyre legjitim.Po Serbia a do te jap ndonjeher llogari per mijera te vrar e te sakatuar,si dhe shkaterimin teresor te ekonomise. BE-ja a do flas ndonjehere per kete problem te pa zgjidhur.

    Përgjigju
  • Erjon: 05/02/2019 20:00

    Kujdes vellezer kosovar ka nje thenie uji fle por armiku s fle mos lejoni tu marin ate qe me gjakun tuaj e fituat....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik