/ATSH/ - 'Çdo sukses që e arrijmë ne si Qeveri, janë suksese të Kosovës, janë suksese të qytetarëve, prandaj, dëshiroj që punën tonë ta shohim si punë të përbashkët, suksesin tonë si sukses të përbashkët ky do të jetë motivimi, dhe ky do të jetë përcaktimi ynë', deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në pritjen në prag të vitit të ri 2015 për përfaqësues të mediave e shumë të ftuar.
'Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës,të gjithë ju që jeni prezentë këtu, ju falënderoj për ardhjen tuaj, për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë këtij viti me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës', u shpreh ai fillimisht.
Jam sot këtu, vijoi Mustafa, që t'ju shpreh gatishmërinë e qeverisë që të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, që të kemi një kontakt të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë të qeverisë me ju, të ministrive dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, për të cilat ne jemi përgjegjës.
'Të shtojmë maksimalisht transparencën, sepse na ndihmon në mënyrë që ne të shohim se çfarë duhet të bëjmë më mirë, dhe cilat prioritete duhet t'i kapim si prioritete të cilat ju i nxitni dhe i shihni në teren', u tha kryeministri Mustafa gazetarëve.
Ai shtoi se, nuk kërkojmë që të jemi të kursyer nga vërejtjet, kritikat tuaja, por kërkojmë që përmes një shikimi kritik të punës së Qeverisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, të ndihmojmë që të rritet pesha e institucioneve, të afirmohen këto institucione dhe që atyre t'ju jepet mundësia që Kosovën ta përfaqësojnë më së miri edhe brenda, por edhe para komunitetit ndërkombëtar.
'Ju uroj shëndet të gjithëve, shumë suksese në vitin e ardhshëm. Uroj që proceset për të cilat jemi zotuar bashkërisht, t'i udhëheqim mirë, t'i realizojmë edhe sa i përket hapjes së perspektivës ekonomike të vendit, edhe sa i përket më shumë vendeve të punës, për më shumë të rinj dhe të reja dhe për të gjithë qytetarët tanë, edhe sa i përket forcimit të shtetit ligjor për të cilin jemi zotuar, por edhe proceseve të cilat ne duhet t'i çojmë përpara në integrimet evropiane dhe euroatlantike', theksoi kryeministri i Kosovës, Mustafa.
Në prag të Vitit të Ri 2015 kryeministri i Kosovës Mustafa uroi një bashkëpunim edhe më të afërt në periudhën e ardhshme kohore.
/Shqiptarja.com