PRISHTINË, 13 Nëntor /ATSH/- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një takimi sot me Kryetarin e Partive Evropiane Popullore, Joseph Daul, e informoi për zhvilllimet politike në Kosovë, si dhe paraqiti vizionin e LDK-së për krijimin e institucioneve të Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik të vendit tonë.
Sipas njoftimit të LDK-së, të cituar nga KosovaPress, në këtë takim, që u mbajt në vazhdën e takimeve të rregullta konsultative të LDK-së me drejtuesit e PPE-së, Mustafa e falënderoi Daul për bashkëpunimin e ngrohtë mes LDK-së dhe PPE-së, duke ia ripohuar qëndrimin e LDK-së për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe me vizion evropian./k.s/









