/ATSH/.- Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj problemeve të Universitetit të Prishtinës dhe përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta, duke thënë se Universiteti i Prishtinës duhet të respektohet nga të gjithë dhe të lejohet që të zhvillohet si institucion i pavarur nga diktatet e presionet.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa tha se "Universitetin e Prishtinës duhet ta respektojmë të gjithë dhe të lejojmë që të zhvillohet si institucion i pavarur nga diktatet e presionet. Ai është tempull i dijes dhe ndër simbolet e para të fillimit të pavarësisë së Kosovës. Dija në këtë institucion nuk fitohet me lista të adresuara dhe me emërime politike, por me punë të përkushtuar të trupit arsimor dhe të studentëve, me respektim të kritereve, me ballafaqim me institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe me konkurrencën mësimore e shkencore. Prandaj meriton përkrahje përkushtimi i Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur ato vlera që kanë mbetur në universitetin tonë dhe për ta kthyer atë nga kriteret e vlerës dhe dija".
Kategoritë e dala nga lufta do të mbajnë sot demonstrata para rektoratit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", duke kërkuar dorëheqjen e rektorit, Ramadan Zejnullahu, pasi sipas tyre, ai i ka fyer kategoritë e dala nga lufta.
Një ditë më parë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, i ka bërë thirrje ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, që ta pezullojë vendimin për regjistrimin e studentëve të kategorive të dala nga lufta duke thënë se i ka filluar hetimet rreth ligjshmërisë së kërkesës së këtyre të fundit. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com