PRISHTINË -  Vendimet politike për Kosovën i marrin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Keshtu u shpreh te marten ne mbremje lideri i LDK-së, Isa Mustafa, duke shtuar se "ata treguan në 17 korrik qartë përcaktimin e tyre".

"Ky do të jetë përcaktimi edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Blloku shumicë LDK- AAK- Nisma tregoi se ka mbështetjen e 83 deputetëve dhe se mori besimin e shumicës së deputetëve. Ata që nuk e kanë të qartë, duhet të vetëdijesohen se shumica është rregull i demokracisë", shkruan Musfata në Facebook.

"Nuk ka fitues me 30% të votave dhe me 37 deputetë nga 120 te tille në Kuvendin e Kosovës. Fituesi është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve, të cilët në mënyrë inkluzive determinojnë shumicën e votave të fituara nga qytetarët, pra mbi 50%", vijon ai. /ATSH/