/ATSH/ - Sot vazhdon seanca ku pritet të votohet për qeverinë Mustafa. Seanca është ndërprerë mbrëmë me kërkesën e partive të koalicionit dhe me arsyetimin se deputetët ishin të lodhur. Ndërkohë opozita tha se "partitë e koalicionit kanë probleme me Listën Srpska, e cila nuk ka qenë në këtë seancë".

Në seancën e djeshme, e cila zgjati rreth nëntë orë është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, por jo kryeministri dhe kabineti qeveritar.

Seanca u shty me kërkesë të PDK -së dhe LDK -së, të cilët kërkuan që ajo të mbahej sot në orën 12:00. Edhe pse me një shtyrje të tillë nuk u pajtuan partitë opozitare, votat e koalicionit PDK - LDK, e mundësuan një gjë të tillë. Mësohet se seanca u shty vetëm për shkak të Listës Srpska, e cila thuhet se nuk është e kënaqur me postet ministrore, që i janë dhënrë për qeverinë e re./Kosovapress/