TIRANE- Javët e fundit Uashingtoni është kthyer në 'Mekën' e politikanëve shqiptarë. Në fillim kryebashkiaku i Tiranës Basha, më pas lideri i opozitës Rama e në fund DASH-i është vizituar nga Meta e pritet që edhe kryeministri Berisha të vizitojë këto zyra.
"E gjithë kjo ka një lexim fare të qartë. Fushata elektorale ka nisur dhe siç është në traditën e politikës shqiptare, sidomos vitet e fundit, Uashingtoni është destinacioni i pashmangshëm. Por ajo që bie në sy është se lidershipi, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ka organizuar vizitat nëpërmjet lobimeve dhe pretekste të tjera dhe në mënyrë të natyrshme janë pritur nga DASH, çka tregon që DASH mban një distancë të barabartë me politikanët shqiptarë", tha Mustafaj. Lidhur me akuzat dhe kundërakuzat mes palëve, Mustafaj tha se të dy liderët ndjehen të kërcënuar tashmë, sidomos nga paralajmërimi i krijimit i asaj që të gjithë e quajnë 'partia e Topit'.
"Ajo parti e paralajmëruar nga zoti Oketa, pasi vetë Topi s'e ka përmendur ende, do thotë se ka shqetësuar të dyja krahët e politikës. Nga ajo që ka artikuluar Oketa, liderët e dy partive të mëdha ndjehen të kërcënuar e përpiqen ta shtyjnë drejt kundërshtarit. Të dyja sulmet ndaj këtij lajmi të paralajmëruar për partinë e Topit më duken të dobishme për këtë iniciativë politike", tha Mustafaj. Ndërkohë që një betejë e fortë po bëhet për ish të përndjekurit dhe ish pronarët. Rama ka aktivizuar këto çështje dhe ka zhvilluar edhe tryeza me përfaqësues të tyre, Berisha nga ana tjetër s'ka mbetur pas me ligjin për ish të përndjekurit apo ndryshime ligjore për pronat. "Unë këtë e shikoj si një gur të varur në qafën e politikës shqiptare. PD e PS e ndjejnë që s'kanë zgjidhur problemet e pronave dhe ish të përndjekurve e përpiqen ta mbajnë çështjen për ta përdorur politikisht. Fushata elektorale ka nisur dhe ka nisur jashtëzakonisht herët. Fakti thotë që ka një dozë hipokrizie apo mungese realizmi tek premtimet që bëhen nga të dyja palët për këtë shtresë", tha ish-ministri Mustafaj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com