Mustafaj: PD rri në pushtet
sepse në Shqipëri s’ka opozitë

Mustafaj: PD rri në pushtet<br />sepse në Shqipëri s’ka opozitë
TIRANË – I ftuar në tryezën e AKIP, ish-ministri i jashtëm i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj ka lëshuar një lumë kritikash mbi mazhorancën aktuale.Sipas tij, PD qeveris me lehtësi, pse nuk ka opozitë në vend.
“Opozita e them me bindje të plotë nuk ka qenë në rolin e saj si kundër pushtet që nga viti 2009 dhe ka munguar opozita. Kemi patur një mazhorancë pa opozitën përballë. Është komoditet të qeveriset pa prezencën e opozitës. Nuk është se opozita me mungesën e saj në parlament e ka penguar thellimin e gabimeve nga qeveria por përkundrazi”, tha Mustafaj.

REFERENDUMI
Ish deputeti demokrat pohoi se shqipatërt nuk kanë ende sensibilitetin e forcës së tyre ne qeverisje dhe politikë. Referendumi, sipas tij është mjeti i vetëm, edhe ky i mbajtur peng nga politika.“Në të dyja krahët problemi është jo shumë optimist. Mbetet reagimi i popullit përmes referendumeve dhe referendumi tek ne është praktikisht i marrë peng nga klasa politike. Tre referendume të realizuara janë nisma të klasës politike. Një tentativë për referendum lokal dhe një tentativë tjetër në vitin 2008 kur u krijua komiteti për të kundërshtuar ndryshimet në Kushtetuta dështuan”, përfundoi Mustafaj

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

"Rrno për me tregue", monodrama në Rubrik