TIRANË - Besnik Mustafaj ka shprehur gëzimin e tij për lajmin se Aleksandër Biberaj mund të përfshihet në garën për lidershipin e ri të PD-së. Mustafaj e ka kushtëzuar qëndrimin e Berishës ndaj kësaj kandidature si shenjë të parë të një gare të mundshme në PD. Ja mesazhi i plotë i Bensik Mustafajt:

"Të dashur miq demokratë! Mua më gëzoi lajmi se Biberaj mund të përfshihet në garën për lidershipin e ri të PD-së. Sjellja që do të mbajë vetë Berisha ndaj kësaj kandidature të mundshme, do të jetë shenja e parë e rëndësishme për të kuptuar, nëse do të ketë vërtet garë në PD, pra nëse ky do të jetë sinqerisht një fillim i ri për partinë tonë, e cila ndershmërinë e kësaj gare e ka jetike për ringritjen e vet".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)