Mustafaj: Turp vetëm
Presidentit s'i hiqet fjala

Mustafaj: Turp vetëm <br />Presidentit s'i hiqet fjala
TIRANE-  Besnik Mustafaj e etiketon “turp” atë çka ndodhi dje në qytetin e Lezhës, ku në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Presidenti Bamir Topi refuzoi ceremoninë, pasi siç deklaroi presidenca, iu mohua e drejta e fjalës

Ish ministri i Jashtëm, dikur një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, reagon me një ton tepër kritik duke kujtuar se presidenti është në krye të shtetit dhe të tjerët vijnë pas tij. 

  “Vetëm presidentit nuk mund t'i hiqet e drejta e fjalës. Ai është i vetmi me tagrin e plotë ta caktoje vete kur dhe ku deshiron te flasë. Të gjithë të tjerët vijnë pas tij"- shkruan Mustafaj në profilin e tij në facebook, në pamundësi të një reagimi tjetër, duke qenë se sic thotë ai, ndodhet në fshat.

Mustafaj shkon më tej duke deklaruar se “Kryeministri duhet ta shkarkojë kryetarin e bashkisë së Lezhës në qoftë se nuk është vetë pas tij.”

JA ÇFARE SHKRUAN MUSTAFAJ NE PROFOLIN E TIJ NE FACEBOOK
“Une isha ne fshat dhe atje nuk kam internet. Por mora vesh turpin qe kishte ndodhur sot ne Lezhe dhe nuk mund te rrija me ne strofken time. Pavaresisht nga kompetencat, me kushtetute dhe me moral, presidenti eshte kryetar i Shtetit tone. Vetem atij nuk mund t'i hiqet e drejta e fjales. Ai eshte i vetmi me tagrin e plote ta caktoje vete kur dhe ku deshiron te flase. Te gjithe te tjeret vijne pas tij. Kryeministri yne duhet ta shkarkoje kryetarin e bashkise se Lezhes ne qofte se nuk eshte vete pas tij.”
facebook mustafa

PERPLASJA DJE
Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës, këtij simboli të bashkimit të shqiptarëve që i ka mbijetuar 568 viteve dhe ka shërbyer si një udhëzues nga heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu për të gjithë shqiptarët në rrugën drejt lirisë, dje humbi tërësisht vlerën. Egoja politike, sherri dhe përplasjet ndërinstitucionale mes Kryeministrit e Presidentit ka bërë që jo vetëm të shkelet protokolli i shtetit por dhe të arrijë në përmasat e një skandali përplasja institucionale e politike në vend, e ilustruar aq mirë nga Parlamenti Evropian teksa refuzon Shqipërinë, duke e cilësuar se politika e saj është përfshirë në sherrnajë. Dhe këtë radhë nuk është Edi Rama kreu i opozitës ai që ka "faj" si gjithnjë, pavarësisht se duhej që për hir të kësaj dite të ishte në këtë ceremoni, por janë përfaqësuesnstitucionalë të së djathtës, pikërisht kryetari i PD, kryeministri Berisha e ish-nënkryetari i PD, Presidenti Topi. Sipas presidencës, kryeministri ka ndikuar në ndryshimin e protokollit të ceremonisë, duke i mohuar të drejtën e mbajtjes së fjalimit në tubimin festiv. Por Bashkia e Lezhës thotë se presidenti do fliste po të kishte ardhur.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin