Muxhaheri u vra së bashku me 4
shqiptarë të tjerë në Siri/ Emrat

Muxhaheri u vra së bashku me 4<br />shqiptarë të tjerë në Siri/ Emrat
Lavdrim Muhaxheri është vrarë nga një sulm ajror më 7 qershor në Siri, së bashku me 4 persona të tjerë nga Shqipëria.
 
Lajmi konfirmohet edhe nga koalicioni ndërkombëtar ushtarak, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Katër shqiptarët e tjerë që janë vrarë nga sulmet në Siri janë; Jetmir Ismaili, Razim Kastrati, Irfan Haqifi dhe Orhan Ramadani.
 
Departamenti amerikan i Mbrojtjes thekson se Jetmir Ismaili kishte lidhje të afërta me planifikuesit e sulmeve të jashtme terroriste të ISIS-it në Evropë dhe në Siri.
 
Orhan Ramadani është vrarë më 21 maj në Siri, Razim Kastrati më 16 qershor. Kastrati sipas raportit të Departamentit Amerikan merrej me trajnimin e luftëtarëve të huaj nga Evropa Juglindore.
 
Ndërsa Irfan Haqifi, i cili njihej edhe si zëvendës i Muhaxherit është vrarë më 7 qershor, ndërsa ishte përgjegjës për rekrutimet e luftëtarëve të ISIS-it nga Evropa.
 
Por emri më i njohur nga të gjithë padyshim që ishte Muhaxheri. Ai ishte një nga komandatët e shtetit Islamik të ISIS. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish