Muzetë e qytetit te Vlorës
në gjendje të mjerueshme

Muzetë e qytetit te Vlorës <br />në gjendje të mjerueshme
VLORË- Muzeu i qytetit të Vlorës është lënë në mëshirë të fatit. Në këtë muze të gjitha skulpturat me vlerë historike të madhe qëndrojnë në kosha plastik në mungesë të stendave të posaçme që duhet të ketë minimalisht çdo muze.

Edhe pse jemi në prag të 100 -vjetori të pavarësisë së Shqipërisë, një nga muzetë kryesor të vendit nuk do të ketë mundësinë që të prezantojë denjësisht një pjesë të kulturës, historisë dhe kostumografisë kombëtare.  Mungesa e vëmendjes ndaj kësaj pjese të historisë është e dukshme si në muzeun historik edhe në atë etnografik të këtij qytetit. Vizitorët e këtyre muzeve kanë mundësinë që objektet historike t’i shohin të grumbulluara në dysheme ose në rastin më të mirë në arkat e fruta-perimeve. Kanë kaluar dy vite që nga momenti i rikonstruksionit të muzeut nga Ministria e Kulturës dhe stendat e ekspozimit mungojnë.

Sipas përgjegjësit të muzeut historik të Vlorës, Skënder Spahiu sqarohet se nga bashkia dhe nga ministria nuk është lëvruar një fond i posaçëm. Në gjendje më të mjerueshme ndodhet muzeu etnografik, i cili është drejt shkatërrimit total ku lagështira ka përpirë gjithçka në këtë muze.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital