Muzetë, të eksplorosh thesaret
Guidë për të pasionuarit e muzeve

Muzetë, të eksplorosh thesaret<br />Guidë për të pasionuarit e muzeve
Ju kujtohet se cfarë ndodh gjatë një nate në muze? Sigurisht që fantasia e filmit "Night in the museum" është joshëse për tu parë në ekranin e kinemasë, por më joshës janë muzetë, një qendër e vertetë e dijes, ku mund të mësoni dhe të shuani kureshtjen gjatë një fundjave. Dhe sidomos kur koha është e keqe dhe ju pengon të shikoni rreth e rrotull nëpër qytet apo të argëtoheni jashtë, gjatë fundjavës. Dhe nëse jeni duke kërkuar se cilët janë muzetë më të mirë të botës, atëherë ju vjen në ndihmë revista amerikane "National Geographic". Në listën e vet të muzeve më të mira në botë do të gjeni patjetër një muze që mund të përfshijë interesat tuaja.

Smithsonian, 137 milionë objekte
Smithsonian, muzeu që nuk mbaron kurrë. Kështu mund të vlerësohet Smithsonian është kompleksi më i madhi muzeve në botë dhe shtëpi e më shumë se 137 milionë objekteve. Ai gjendet në Ëashington, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas disa vlerësimeve nëse çdo ditë kaloni disa minuta duke parë objektet për 10 vjet do të arrini të shikoni vetëm 10 për qind të subjekteve. Prandaj para së të niseni në vizitë të 19 galerive dhe muzeve përgatisni planin për atë që ju intereson më së shumti dhe ato vizitoni. Revista thekson se ndër objektet më joshëse në këtë muze janë këpucët e kuqe që Dorothy i kishte veshur në filmin "Magjistari i Ozit", dhe avioni i parë që e kanë konstruktuar vëllezërit Ëright dhe Apollo 11.

Luvri, një thesar në zemër të Parisit
Luvri ka qenë një kala mesjetare dhe ish-shtëpia e mbretërve francezë para se ta shndërronin në muze, rreth 20 vite të kaluara. Muzeu ruan koleksionin e objekteve më të rëndësishme që nga gjysma e parë e shekullit 19, ndërsa në të mund të hyni përmes piramidës së famshme të xhamit, të cilën e kishte porositur ish-kryetari francez François Mitterrand. Ekspertët rekomandojnë që vizitën ta filloni në krahun Sully dhe ta përfundoni në dhomat egjiptiane. Por, kurrsesi gjatë këtij udhëtimi mos harroni të ndaleni para një prej kryeveprave të Da Vincit, Mona Lizës.

Antikiteti që "fle" në Akropol
Muzeu i jashtëzakonshëm i Akropolit u mundëson turistëve që përmes dyshemesë së qelqit të shohin gërmimet arkeologjike. Përveç kësaj turistët për herë të parë mund të shohin objekte nga të gjitha anët, të ekspozuara në galerinë Arhaik. Interesimin më të madh në muze e ngjall maketa e Parthenonit në madhësinë reale dhe vizitorët mund të studiojnë edhe detajet më të imëta.

Hermitage, dhe koleksioni privat I Carit
Në muzeun Hermitage, në Shën Petersburg të Rusisë, turistët mund të vizitojnë më shumë se tre milionë objekte që nga koha e akullt e deri në shekullin e njëzetë. Muzeun e ka themeluar perandoresha Katerina e Madhe në vitin 1764 pasi që kishte blerë një koleksion me 255 piktura në Berlin. Muzeu është i shtrirë në gjashtë ndërtesa, ndërsa ai më mbresëlënësi është Oborri Dimëror. Përveç veprave të Picassos, Gauguin, Cézanne dhe da Vincit, turistët kanë mundësi që të shijojnë koleksionin privat të carit Nikola II dhe Dhomën e Artë e cila ruan kryevepra të Euroazisë dhe Orientit.

Muzeu Britanik, Londër, Britani e Madhe
Nëse ndodheni nëLondër mos lini pa vizituar muzeun më të madh në ishull Ky muze ka disa nga koleksionet me mahnitese te artit kinez, aziatik dhe klasik, ku mumjet egjiptjane dhe guri Rosetta janë nga më të njohurat. Fakti me i rendesishem per muzeun Britanik eshte se hyrja eshte falas. Eshte themeluar në vitin 1753 dhe u ngrit mbi bazën e koleksionit të Sër Hans Sloane. Mbulon cdo aspekt te historise dhe kultures njerezore, duke perfshire thuajse cdo civilizim te botes.

Prado krenaria e Madridit
Muzeu Prado i cili gjendet në Madrid të Spanjës ështëiI njohur për koleksionin madhështor të veprave artistike nga e gjithë bota mund t'u falënderohet mbretërve dhe mbretëreshave spanjolle që i kanë mbledhur me vite. Përveç piktorëve spanjollë, Velazquez dhe Goya, Prado ka edhe koleksionin e madh të artistëve italianë dhe flamanë.

Metropolitan josh turistët në New York

Muzeu Metropolitan është më i madhi në hemisferën veriore dhe mbulon të gjithë periudhat nga antika deri tek e tashmja. Ka më shumë dy milionë objekte, ndërsa hapësirat e tyre janë aq të mëdha sa që disa i quajnë muze të veçanta. Përveç historisë amerikane, muzeu ruan edhe vepra nga historia evropiane dhe historia e Egjiptit. Vepra më impresive gjithsesi është "Adami dhe Eva" e Albrecht Dürerit, ndërsa përveç kësaj mund të shikoni vepra të Botticellit, Rembrandt, Degas dhe Rodin.

Vatikanit aty ku shijon Rafaelin
Në më shumë se 1400 dhoma vizitorët e muzeve të Vatikanit mund të shohin vepra të ndryshme botërore të cilat i kanë mbledhur papat me shekuj. Me muzetë janë të lidhura edhe dhomat e Rafaelit të cilat i ka pikturuar Rafaeli dhe Kapella Sistine, kupolën e së cilës e ka pikturuar Michelangelo i famshëm, ndërsa përveç tyre nuk duhet t'i lëshoni pa parë edhe ekspozitat egjiptiane dhe etruske.

Venera lind në Uffizi
Galeria Uffizi, në Firence të Italisë ruan një nga koleksionet më të mira të artit të Rilindjes në botë. Përveç piktorëve të renesancës mund të shijoni edhe veprat e mjeshtërve mesjetarë dhe të Barokut, ndërsa ajo që nuk guxoni kurrsesi ta lëshoni është kryevepra e Botticellit, "Lindja e Venerës".
Të shijosh artin hollandez në Rijksmuseum Në Rijksmuseum mund të shikoni më shumë se 900 mijë vepra, ndërsa veçanërisht interesante janë veprat e mjeshtërve holandezë siç janë Johannes Vermeer, Rembrandt van Rijn dhe mjeshtrit mesjetarë. Ndërtesa kryesore e muzeut për shkak të rinovimit është e mbyllur deri në vitin 2013. Ndaj nuk këshillohet të lini Amsterdamin pa kaluar njëherë në këtë muze të famshëm

Të tjera muze Memoriali i Caen Normandi
Muzeu i Paqes në Normandi, mbahet si muzeu i Luftës së dytë Botërore në Francë dhe është hapur më 1988. Është vendi i dytë më i vizituar në të gjithë Normandinë pas Mont St Michel.

Muzeu historik i artit
Muzeu Historik i Artit në Vienë përfshin punët më të bukura dhe dekorative të mbledhura nga perandoria e Habsburgëve. Si dhe shumë punë nga mjeshtrat europianë egjipitianë dhe grekë.

Muzeu i arteve të bukura Pushkin
Është një koleksion gjigand i artit ku janë ekspozuar punë të mrekullueshme të artit Impresionist dhe post-Impresionist, duke u fokusuar tek Impresionizmi francez

Muzeu D'Orsay ne Paris
Përmban piktura, fotografi, skulptura më të shumtat nga artistë franceze të shekullit 19-të dhe 20-të. Ka edhe koleksion të vogel të mobiljeve Art Nouveau.

Tate Modern
I hapur në 2000, ai është konvertim i një stacioni elektrik në ndërtesën e muzeut që rezultoi një sukses i madh dhe mundësoi ekspozita të punëve të artistëve moderne si Andy Warhol.

Qendra e Arteve Reina Sofia
"Reina Sofia" i dedikohet artit spanjoll të shekullit 20-të dhe perfshin disa nga kryeveprat e artistëve më të mëdhenj spanjolle nga Dali te Picasso

Muzeu Van Gogh
Ky muze përfshin një koleksion të madh dhe domethënës nga Van Gogh, Punët janë ekspozuar ne rend kronologjik dhe krijojnë një pamje mahnitëse të ndryshimeve emocionale të artistit.

shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com, suplementi Fundjava, date 9 nentor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi