Muzetë ‘rrëmbejnë’ vizitorët, më shumë interes edhe për Teatrin

Muzetë ‘rrëmbejnë’ vizitorët, më shumë interes edhe për Teatrin

Muzeu Historik i Tiranës

Muzetë dhe parqet arkeologjike kanë “rrëmbyer” një shifër mbresëlënëse vizitorësh në tremujorin e parë 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat e kulturës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë 2018 është 24.477, duke shënuar rritje me 83,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 39,4%, ndërmjet tremujorit të parë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017. Në tremujorin e parë 2018, numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 13.872, me një rritje prej 61,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, thuhet në raport.

Interes edhe për Teatrin

Shqiptarët kanë qenë më aktivë në ndjekjen e shfaqjeve në Teatër, duke rritur kështu numrin e spektatorëve, por kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e rritjes së përgjithshme të numrit të shfaqjeve. “Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e parë 2018 është 344, duke shënuar një rritje me 61,5% krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2018, numri i spektatorëve është 74.848, duke shënuar rritje me 73,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT. Pjesëmarrja mesatare sipas shifrave zyrtare, në tremujorin e parë 2018 është 218 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 7,4%, krahasuar me tremujorin e parë 2017

Libri, thellohet braktisja e bibliotekave

Një tendencë që po vihet re prej kohësh tashmë është ajo e braktisjes së njësive bibliotekare. Të dhënat zyrtare të tremujorit të parë 2018 konfirmojnë sërish rënie të interesit.“Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2018 ka pësuar rënie me rreth 86,0% krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.812 botime, 62,8% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 340 ishin tituj të rinj dhe 1.472 ekzemplarë të rinj, vlerëson INSTAT./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'