[gallery]18916[/gallery]
Krahina malore e Breitenstein-it ndodhet në ndarjen admninistrative të Austrisë së Ulët, në zonën e Semmeringut, që është klasifikuar Trashëgimi Kulturore Botërore, si rezulatat i infrastrukturës së vecantë hekurudhore që e përshkon malësinë në lartësitë 705 deri në 1.545 metra. Hekurudha e parë malore, me famë botërore e projektuar dhe zbatuar nga Karl Gega, e përshkon tërë krahinën duke i bërë këto vende shumë tërheqëse për turistë nga e gjithë bota.
Në rrugën Kalte Rinne, krejt pranë Viaduktit, ku hekurudha përshkon një hark me gjatësi 184 metrash, ngrihet muzeu i Karl Gegës i cili është rikonstruktuar dhe hapur për kureshtarët në vitin 2012. Shtëpia ku është vendosur muzeu ¸ dikur “Wächterhaus Nr. 167” e sot Kalte Rinne 45, ka egzistuar qysh në vitet kur u ndertua hekurudha dhe përdorej si strehim për rojet apo mbikqyrësit e objektit.
Krijuesi dhe drejtuesi i muzeut, Z. Georg Zwickl, më tregoj që: ...këtu cdo metër i kësaj zone është shkelur nga ingjinieri gjeni, i cili ishte i detyruar të ngjitej lart cdo ditë, për të drejtuar e mbikqyrur realizimin e ndërtimeve (viadukteve e tuneleve) që bëhëshin përherë e më të vështira... Karl Gega filloj projektimin e hekurudhës jugore në vitin 1842 dhe në 1857-tën beri atë realitet për udhëtim, në pjesën Vjenë – Trieste. Për aftësitë e telentin e shumëanëshëm si dhe për realizimin e kësaj vepre madhore, Karli u nderua nga familja perandorake me titullin KALORES. Ai njihej ndërkombtarisht si gjeniu i hekurudhave, Karl Ritter von Ghega.
Muzeu, që lartohet në mesin e një lugine të vencantë për nga bukuria e natyrës, ka në inventarin e tij shumë objekte nga jeta në kantieret e ndërtimit, 40 fotografi, dokumenta, skica e vizatime të Gegës, fatura të ndryshme apo pjesë nga korespondenca e tij me miqtë e kolegët, të nxjerra nga arkivat qendrore të monarkisë së asaj kohe apo fondet e ndonjë familje a personi privat.
Ndërtesa e muzeut është dhe qendra e Klubit të Miqve të Gegës, pjestarët e të cilit kontribuan shumë, me punën dhe financimet e tyre për ta sjellë ndërtesën shekullore në gjendjen që është sot.
Që në hyrje të ndertesës, vizitori bie në kontakt me elemente historik dhe objekte të fushës së hekurudhave, që nga fanaret, kumbonët apo zilet sinjalizuese të stacioneve a të lokomitivës dhe emblemat shkëlqyese të ndërmarrjes së ndërtimit dhe shfrytëzimit të hekurudhave perandorake.
Në katin përdhes, një kthinë e vogel në krahun e djathë është e pregaditur me dokumenta që të njohin me prejardhjen,familjen, fëmijërinë, shkollën e cdo gjë që të lidh me periudhën “italiane” të personazhit Karl Gega. Dokumenta shkollore, makete të ndërtuara apo vizatimet e para të Gegës, që vazhdojnë me uniforma të nënpunësve të hekurudhës që përdoreshin në publik.
Ajo që të bën shumë përshtypje është një projekt - skicë e realizuar nga Gega në periudhën kur ishte si student e praktikant në SH.B.A., vizatimet e një projektideje për hekurudhën në Baltimora Ohio.
Po ashtu edhe minjatura e avulltores më të madhe në botë të ndërtuar në vitin 1837 nga Isambard Kindom Brunel të quajtur Great Eastern, me të cilën me 2 prill 1842, ingjinieri i ri Karl Gega i shoqëruar nga kolegu Moritz Löhr, udhëtuan drejt Amerikës për tu kthyer në Vjenë në gusht të po atij viti, por me ide të reja mbi ndërtimin e hekurudhave e të lokomotivave sipas nevojës së terrenit malor austriak.
Në dhomën e dytë të muzeut, që paraqet periudhën krijuese e të suksesëshme të Karlit, grupit tonë ju bashkangjiten dhe një cift vizitorësh që dukeshin si të huaj, vemendjen e të cilëve e tërhoqi një stendë ku demostroheshin tri pulla poste.
Dy nga pullat ishin botim i postave austriake dhe njera emetim i postës shqiptare. Ciceroni e argumentoj qënien e pullës shqiptare aty me prejardhjen shqiptare të Gegës, gja që sic duket “i befasoj” dy vizitorët, të cilët kur ndëgjuan fjalën SHQIPTAR, i dhanë fytyrës një pamje tallëse duke lëshuar tinguj komikë. U ndjeva keq dhe i goditur në krenarinë time, por e zotërova vehten. Kur ju afruam fotove që tregonin financuesit miliarderë të projektit të hekurudhave, ndër to edhe fotoja e Baronit Sina, erdhi radha e “hakmarrjes” time. (Kam qënë gjithmonë i bindur që vërteta dhe e drejta nuk vonon e del). Shoqëruesi tregoj emrat e tyre pa u zgjatur, duke më “lënë shteg” që unë të sqaroj më tej...
Ndoshta ju nuk e dini, - ndërhyra unë me krenari, por me leje,...- ky këtu, është Baroni Sina, burri më i famshëm i financave austriake që sikurse Gega, është nga trojet shqiptare, nga Voskopoja. Aktiviteti i tij sikurse i Karlit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e Austrisë moderne. Ishte Sina ai që propozoi dhe financoi Karlin në projektin e hekurudhave. Dihet që ishin miq dhe që Karl Gega ka banuar deri sa vdiq në pallatin e Baronëve Sina, në qendër të Vjenës.
Drejtuesi i muzeut që na shoqëronte, u befasua nga njohjet e mia për Gegën dhe Sinën, të cilat nuk i kishte ditur ma parë dhe duke kaluar dorën mbi mustaqe, dukej i kënaqur që argumentat e mi “ndëshkuan” sjelljen diskriminuese të ciftit te sapoardhur.
Në ambientin tjeter, që ishte një dhomë 4 x 4, qenë rreshtuar me shije objekte të rëndësishme të arkitektit. Tavolina dhe kariga e tij e punës, skica dhe vegla matëse që ishin zbulime të tija, dokumenti i licencës, blloku i shënimeve i mbushur me llogari e formula të ndërlikuara, mjetet e shkrimit (ndër to edhe një pendë / pupul), një shtatore e Zojës së famëshme Mariazellit që mban Krishtin fëmijë, një shandan e një kandil për ndricim si dhe dy kartmonella 20 shillig që mbajnë sipër portretin e Karl Gegës.
Në krahun e majtë, një raft me dru arre i mbyllur me xham ku mbahen filxhanet e kafes apo cajnikët e elementë të tjerë që sherbejnë për tu ushqyer. Në anën përballë, vezullojnë enët prej porcelani të kategorisë së parë, të cilat Karli i përdorte për të larë duart para ngrënies. Ajo që më tërhoqi vëmendjen shumë ishte një dokument (i fotokopjuar nga origjinali) që mbante stemën e Kalorësit Karl Gega.
Sipas ligjit perandorak, më sqaroj udhërrëfyesi i muzeut, cdo përson që gëzonte titullin Kalorës mundej të kishte dhe të përdorte ndër dokumentat e tij, stemen përsonale e cila aprovohej nga Perandori. Kjo këtu është stema e Gegës, që simbolizon me figurat e saj fuqinë e perandorisë nëpërmes dy luanëve, si dhe prosperitetin dhe natyrën e bukur të maleve (Semmeringut) nëpërmes pemës që duket në qendër të stemës, e cila rrethohet nga vargu i fruteve të saj, simbol i hekurudhës me tunelet e stacionet e saj.
Në vazhdimësi, të gjithë objektet, kanë bukurinë dhe kuriozitetin që të mban të tendosur.
Në fund, në një ambient të vecantë, mbi tavolina dhe stenda të mëdha qëndrojnë libra, prospekte, gazeta dhe albume fotografishë të botuara për punën e vyer të Karl Gegës. Mbyll muzeun, një dyqan simbolik, por me objekte të shumta që të kujtojnë gjeniun Gega, të cilat turisti, në kujtim të vizitës mund ti marrë me vehte, për pak euro.
Para largimit nga muzeu, në të ndarë, falenderova ciceronin (që është dhe drejtuesi i muzeut), duke i treguar që jam shqiptar dhe që kam kërkuar dhe shkruar për arkitektin e famshëm Gega.
Ndërruam kartvizitat dhe i sugjerova të shikonte një dokumentar për Gegën, të cilin e kishte nxjerrë në dritë RTM (Radiotelevizioni i Maqedonise) dhe që ishte vepër e gazetarit të njohur shqiptar Reshat Kamberi, qe gjindet tashmë edhe në youtube me titullin: Gjeniu i hekurudhave.