Muzeu Historik Kombëtar, pesë muaj nga dëmtimet që u bënë gjatë protestave të dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës vazhdon ende që të jetë i kyçur.
Ndonëse, për turistët e huaj që kanë qenë në Tiranë gjatë këtyre muajve, një ndër të paktat alternativa për të vizituar është ky institucion, për të moshuarit vendas hapësirat përreth tij janë kthyer në një vend ku mund të shullëhen.
Ministria e Kulturës, në fillim të muajit mars shpalli procedurën e konkurrimit publik me objekt: “Ndërhyrje emergjente në vetratat e fasadës kryesore, në Muzeun Historik Kombëtar”.
Ndërkohë, që thirrja vazhdon ende të qëndrojë e publikuar në faqen e këtij institucioni, burimet nga MK pohojnë se zbatimi i projektit nga firma që është shpall fituese do të kushtojë rreth 1.2 milion lekë, edhe punimet do të nisin brenda kësaj jave. Pra rreth 10 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë këtyre pesë muajve, e vetmja sallë që ka funksionuar, është ajo e ekspozitave, që huazohet me qira për artistët pamorë. Ndërsa, atriumi është përdorur për diskutime nga studiues dhe shkrimtarë mbi letërsinë shqipe dhe për promovime librash.
Ndërsa, është realizuar një projekt për restaurimin e fasadës së degraduar të Mozaikut të Tiranës, edhe pritet që falë mbështetjes së Bashkimi Evropian me 700 mije euro të nis zbatimi i tij, premtimet për restaurimin e muzeut janë të kahershme. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Komisioni Shtetëror i Muzeve parashikonte në 2018-n, se në listën e prioriteteve për vitin 2017 deri në 2021-in do të ishte dhe “Restaurimi, rikonstruksioni dhe riformulimi i linjës muzeore në Muzeun Historik Kombëtar”.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.3%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 75
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
Kumbaro në Samitin Ministror në Berlin: Shqipëria ëndërron fort për turizmin, politika është fuqia që i kthen ëndrrat në realitet
6 Mars, 12:41
-
Kumbaro çel ‘Destination Track’ në ITB Berlin: Shqipëria nuk është më sekreti i fshehur i Europës, tek ne turistët trajtohen si miq, jo vetëm si klientë
5 Mars, 15:31
-
Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria turistike, sërish në qendër të vëmendjes globale
25 Shkurt, 13:01
-
Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë
8 Shkurt, 13:33
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Muzeu Arkeologjik i Korçës në restaurim, pritet të hapet për publikun në Maj
28 Janar, 10:14
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
UNEP vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmit, Kumbaro: 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura
17 Janar, 15:44