Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" në qytetin e Shkodrës është nominuar për çmimin "Muzeu më i mirë i vitit në Evropë".
Ky është një ndër çmimet europiane më prestigjioze që do të jepet për muzetë që kontribuojnë në tërheqjen e audiencës.
Muzeu vlerësohet për faktin se u jep vizitorëve një atmosferë unike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit të brezave në bashkëndarjen e një përgjegjësie shoqërore në kontekstin ku ata operojnë.
Drejtori i muzeut Luçjano Bedeni tha se ky nominim është ngjarja më e rëndësishme e muzeut.
‘’Për këtë vit është evenimeti më i rëndësishëm i muzeut. Kuptohet edhe kjo për shkak të kohës së shkurtët që është inaguruar. Është një nder që Marubi po konkuron me një prej emrave më të rëndësishëm, si muzeu ‘’Picasso’’, apo muze të tjerë shumë të rëndësishëm të Europës’’, u shpreh Luçjano Bedeni, Drejtor i muzeut "Marubi".
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” u përurua në maj të këtij viti. Brenda tij gjendet thesari i dinastisë së Marubëve, i cili përmbledh foto të bëra që nga themelimi i studios më 1856 dhe deri në vitin 1989.
Arkiva e pasur e tij me 500 mijë fotografi e ka zanafillën 160 vjet më parë, kur një italian me emrin Pjetro Marubi u vendos në Shkodër dhe çeli të parën studio fotografike shqiptare. Këtë studio ia trashëgoi Kel Kodhelit, që për respekt të themeluesit mbajti mbiemrin Marubi.
Përmes këtij thesari fotografish tregohen periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Ceremonia e ndarjes se çmimeve për të shpallur fituesin "Muzeu më i mirë i vitit në Evropë", ku mes të nominuarëve është edhe “Marubi” do të zhvillohet në Zagreb në datat 3 deri në 6 maj të vitit 2017.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.6%
-
Jashtë
17.4%
-
Nuk lëviz
34.1%
Vota total: 3330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05
-
Estonia nis kontrollet e plota kufitare në kufi me Rusinë
8 Gusht, 21:03
-
'Kandidati për nënpresident Tim Walz me lidhje të vjetra me Kinën', është më radikal seç pretendojnë kritikët
8 Gusht, 20:52
-
U vra pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi jep leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit
8 Gusht, 20:46
-
Zjarri në parkun arkeologjik të Finiqit, momenti kur helikopteri ndërhyn për të shuar flakët
8 Gusht, 20:31
-
Zjarri në Finiq/ Ministri Pirro Vëngu ndjek nga afër aksionin për shuarjen e flakëve
8 Gusht, 20:21