Muzeu Kombëtar përgatit pavijonin
e komunizmit

Muzeu Kombëtar përgatit pavijonin<br />e komunizmit
TIRANE- Në Muzeun Historik Kombëtar ka nisur puna për konceptimin e pavijonit më të ri, pavijonit të komunizmit. Është një nga projektet më të afërme të Muzeut Historik, pas atij të binjakëzimit të dy muzeve kombëtare, atij të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Realizimi i këtij pavijoni pritet të fillojë në janarin e vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë 2 vjet. Ndërkohë, sipas drejtorit të MHK-së, janë vënë në dispozicion të këtij projekti 25 milionë lekë. “Një muze historik nuk mund të jetë i plotë, nëse nuk përshkruan të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar historia e kombit tonë”, thotë drejtori i MHK-së, Melsi Labi.

Drejtori i këtij muzeu na bënë të ditur se në pavijonin e ri do të prezantohet e gjithë historia e sistemit komunist në Shqipëri. Dokumentet historike dhe shkencore, artifaktet dhe objektet reale do të prezantohen në ekspozitën e pavijonit. Melsi Labi shprehet se “plot 45 vite komunizëm do të prezantohen në një pavijon që mund të konsiderojmë një pavijon të munguar në këtë institucion. Sipas Labit, në qendër të kësaj periudhe do te jetë Enver Hoxha, por ai thekson se kjo nuk nënkupton as çmitizimin as mitomanizimin e kësaj figure, “por do të vendoset në pozicionin që i takon, në pozicionin real në histori, me të mirat dhe të këqijat e komunizmit”. Në Muzeun Historik Kombëtar puna për ngritjen e pavijonit të realizmit socialist nis pasi kanë kaluar 23 vjet nga rënia e sistemit diktatorial.

Drejtori Melsi Labi, shprehet se “me gjithë plagët që ka hapur ky sistem, për Muzeun Historik Kombëtar, pavijoni i periudhës së komunizmit ka qenë një pavijon i munguar”. Pasi premton realizimin e këtij pavijoni, drejtori i Muzeut shprehet se “Në këtë pavijon do të pasqyrohen 45 vite komunizëm me anët e mira dhe të errëta të kësaj periudhe”. Pavijonit sipas tij nuk do t’i mungojë edhe figura e Enver Hoxhës. Melsi Labi thotë se do të ketë vendin e tij qendror për 40 vitet e qeverisjes së tij. Ky pavijon është menduar që të përfshijë edhe pavijonin e terrorizmit komunist, i ndërtuar 2 vjet më parë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato