Muzeu kombëtar: Vlora e Pavarësisë
sjell harta e dokumente

Muzeu kombëtar: Vlora e Pavarësisë <br />sjell harta e dokumente
TIRANË- Arkitekti Piro Stefa ka çelur dje në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ekspozitën “Vlora në shekullin e Pavarësisë”, që do të qëndrojë e hapur deri më 14 tetor.

Ekspozita shpalos rreth 400 gravura, vizatime, harta, foto të vjetra dhe kartëpostale, që paraqesin Vlorën në historinë e saj para dhe pas ditës historike të shpalljes së Pavarësisë.

Këto pjesë të koleksionit të arkitektit Pirro Stefa përbëhet nga: harta mesjetare të realizuara nga lundërtarë e udhëtarë, vepra arti, foto të kohës dhe kartëpostale të vjetra, te cilat pasqyrojnë qytetin, pazarin, jetën e zakonshme qytetare, arkitekturën, objektet religjioze dhe te kultit, bregdetin, rrugën Vlore-Skelë, sheshin e Flamurit, ekonominë, luftërat dhe të huajt, fate njerëzish e kostume, nostalgjinë për qytetin e vjetër që ndryshon dhe humbet si rezultat i zhvillimit, etj.

(Dhu.Ha-Su.Fu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital