Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka vijuar me nismën e saj “Panair Edukimi, Trajnimi dhe Punësimi në çdo qark, në kuadër të së cilës ka qenë këtë herë në qytetin e Korçës.
Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja Muzhaqi ftoi të rinjtë e pranishëm të marrin më të mirën nga ky panair dhe ta shfrytëzojnë atë për të përmirësuar jetesën e tyre.
E shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Korçë, Ministrja Muzhaqi vizitoi çdo stendë për të siguruar që të rinjtë po njihen me oferta të denja lokale dhe kombëtare.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në panair ishin mbi 30 aktorë që njohën të rinjtë e zonës me mundësi edukimi, trajnimi dhe punësimi.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)