Prova kryesore se muzika e preferuar sjell shërimin vjen nga një studim i vogël, por shumë interesant i paraqitur në kongresin vjetor të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë të mbajtur në Amsterdam.
Testi tregon se një pacient i sëmurë zemra kur ekspozohet ndaj një melodie të ëmbël dhe të këndshme mund të përmirësojë gjendjen e përgjithshme dhe të zgjerojë arteriet. Natyrisht që lidhja e këtyre të dyjave con në një rezultat të mirë.
Kur ju thonë se muzika është terapi, jemi para një të vërtete shkencore.Eksperimenti është kryer mbi 74 pacientë me sëmundje të zemrës dhe tregoi se dëgjimi i melodisë së preferuar mund të ketë një përfitim të rëndësishëm në sëmundjet e zemrës.
Njërëzit e përfshirë në eksperiment kanë qenë të ndarë në tre grupe, një grup i është nënshtruar ushtrimeve për tre javë. Një tjetër ushtrimeve dhe dëgjim të muzikës për rreth 30 minuta në ditë, ndërsa grupi tjetër vetëm dëgjim të muzikës dhe vetëm një ushtrim.
Grupi i parë, pas përfundimit të periudhës së provës dhe matjes së parametrave , tregoi përmirësim të përgjithshëm prej 39 për qind, 19 për qind grupi i dytë dhe i treti 29 për qind, duke treguar një rol më të madh të sportit në mënyrë të qartë, por edhe një ndikim të rëndësishëm të terapisë së muzikës.
Siç është shpjeguar nga autori i studimit, Delijanin Marina Iliq, Instituti i Kardiologjisë, Universiteti i Nishit në Serbi, "rritja e funksioneve të endothelium (ind që vesh enët e gjakut), për të cilën ndihmon muzika është një element i cili e përmirëson shëndetin e enëve të gjakut. Ky prodhim I endorphins është i lidhur me një ndjenjë të kënaqësisë dhe mirëqenies si pasojë e një përvojë të këndshme emocionale, që e bën të lumtur pacientin duke përmirësuar pamjen klinike."
Rëndësia e muzikës duhet parë në kontekstin e përgjithshëm të rëndësisë së psikologjisë dhe lidhjes mes përvojës së gëzueshme dhe shëndetit. Në këtë kuptim pak rëndësi ka lloji i muzikës. Sipas autorëve të studimit, gjëja më e rëndësishme është që muzika të jetë e këndshme për pacientin, në varësi të një shije shumë personale. Në përgjithësi kjo është veçanërisht e rëndësishme për të kuptuar se mendja dhe gjendja emocionale ushtrojnë tashmë një pushtet të njohur në trup.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com