Muzika e Vincenzo Di Sanzo, një
xhevahir në Shën Palin Shqipta

Muzika e Vincenzo Di Sanzo, një<br />xhevahir në Shën Palin Shqipta
Befasuese, si dielli  që vjen papritmas pas një shiu  veror. Kështu është muzika e  Vincenzo Di Sanzo, që  më tepër se një talent është një dhuratë  ofruar atyre që kanë fatin për ta dëgjuar, ndërsa ai dhe pianoja dialogojnë në harmoni përmes atyre duarve që luajnë me shpejtësi mbi tastet e bardhë dhe të zinj.  Vincenzo  është shumë i ri: ai do të mbushë 18 vjeç më 12 gusht. Unë kam dëgjuar historinë e tij nga aktori lukanez Ulderico Pesce,  i cili e ka "zbuluar", teksa  rastësisht ndodhej në  shtëpinë e tij dhe dëgjoi   muzikën e tij që vinte nga dhoma tjetër.

Ajo shtëpi dhe ajo  dhomë ndodheshin në Shën Palin Shqiptar, xhevahiri i vogël i  Bazilikatës, një nga ato vende në të cilat, nëse shikohen nga jashtë dhe me hidhërim të  duket sikur bota përfundon. Por  është pikërisht këtu nga ku fillon dhe  bota e Vincent.

Pasioni për muzikën klasike dhe për  kompozitorët  e mëdhejn kanë shoqëruar  Vincenzon që nga fëmijëria e tij. Ai ishte tërhequr nga ato partitura pa arritur të kuptoj pse, por kontakti i parë me tastet e pianos nuk ndodhi menjëherë.
"Dëgjoja  koncertet në televizion-rrëfehet ai  pasi nuk kisha një CD player. Pastaj, në shkollën e mesme, i tregova profesorit tim  pasionin tim dhe  ishte ai që më mësoi për herë të parë diccka.
Në moshën 13 vjeçare u përpoqa  për të hyrë në Konservator, duke paraqitur një pjesë muzikore përgatitur  nga mua,dhe  megjithë thjeshtësinë e saj më ndihmoi për të kaluar provimin. Por nuk arrita të kaloja në  renditje. Dhe atë vit,nuk hyra në Konservator. "

Vincenzo nuk dekurajohet. Vështirësitë janë të shumta, por në pritje për të provuar  përsëri vitin e ardhshëm, ai studioi falë profesoreshës  Mimma Apollaro. Dhe është viti  i ndryshimit: kur Vincenzo riparaqitet  përsëri në seleksionimet  për të hyrë në Konservator dhe këtë herë, ai  ja del mbanë. Sot Vincenzo  është në vitin e katërt të Konservatorit në Potenza nën kujdesin  e maestros  Gabriele Maestro.

"Unë nuk kam ndonjë kompozitor të  preferuar –thotë Vincenzo -sepse të gjithë, nga Shopen,  Scarlatti, Mozart deri Rachmaninov shprehin   diçka tw ndryshme: energjia  e Mozartit, madhshtia  dhe tragjedia e Rachmaninovit"
Vincenzo  ëndërron të bëhet një pianist, por e di se për këtë, ka një rrugë të gjatë për të bërë.
 
Ai tregon modesti e përulësi, e cila kthehet në forcë  dhe vendosmëri të madhe, sapo trupi i tij sistemohet mbi karrige dhe sytë e tij përqëndrohen mbi tastet e bardhë  dhe të  zijn të  pianos.
 
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
 
Muzëka e Viçenxit Di Sanzo, artist i Shën Paljit.
 
Bën maraviljë si dielli çë delj në veret pas një fortunal muzëka e Viçenxit Di Sanzo çë më se një  talent është  një rriall për ata çë kanë furtunën te gjegjënjën kur “fljet” me pianofortin  me  ato duar ari të holla  çë  shkasën mbi tastet të zezë e të bardhë.

Viçenxi është i ri adhe. Bën tetëmbëdhjetë vjeçe në dymbëdhjetë e gushtit. E njoha përpjes atorit lukan Ulderigo Pesce, çë e “zbuljoi” kur  ish më shpi e e gjegji ti bij pianofortit  tek stanxja e tija. Ajo shpi e ajo stanxje gjëndën Shën Palj, katund aljbëresh i rall i Bazilikatës; katund ku, së pari, duket dhja sikur atje rritet jeta  . E  këtu më vërtet rron Viçenxi çë kur ish i vogelj.

I pëljqejnë notat pa fare çë kapirnej pse, sadomos  të parëzën herë  cë i ngau tastet e pianofortit s’klje nani. “Gjegjënja konçertet te televizjuna, rrëfien ai, pse s’kisha  mungu një CD. Pëstaj tek skollat e mesme, folja me profësurin për  këtë “zjarr” çë ndienja mbrënda e klje ai çë, të parën herë, me mësoi gjagjë. Trembëdhjetë vjece pruvarta të hynja te konsevatori, me një brano timin, çë sadomos s’ish gjë më ndihu të shkonja provën. Po nd’atë vit  nëk më  s’e bëra te shkonja ezamin për  të kualifikarsha e nëk hyra.

Viçenxit nëk iu buar shpirti e, vitin pas, përpjesë profesoresës Mimma Apollaro prësëndohet për njatër provë e atëherë i vete mirë: hyn te conservatori! Sod, ai ështe tek i katerti vit i Conservatorio di Potenza e e mëson mjeshtri Gabriele Baldocci.

“S’kam një kompositor çë më pëljqen më se të tjerët, thot:  Chopin, Scarlatti, Mozart, Rachmaninov  nganjë ndër këta buthton gjagjë ndryshe, si “drita” e Mozartit o si “fuqia” e traxhedjes e Rachmaninovit.
Viçenxi ëndërren të bëhet pianist, po e di se ka shumë udhë të bënj adhe; ka si turpë  kur fljet po i sosen sa të uljet mbi fronit e ajo turpë i bëhet gjithë një herë “fuqi” e madhe  përpara ata tastet të bardhë e të zezë e pianofortit.
Përkthim:Pietro Abitante.
 
Shkrimi u botua sot bnë Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë