Muzika elektronike gjallëron Korçën, DJ të huaj në festivalin ‘LUMINA Elektronic’ dhe spektakël dritash

Muzika elektronike, spektakli i dritave dhe projeksionit, gjallëruan për dy ditë me radhë parkun “Rinia” të qytetit të Korçës. 

Për herë të parë në qytetin juglindor, u mbajt festivali “LUMINA Elektronic”, i cili solli për të gjithë adhuruesit e këtij zhanri muzikor, DJ të njohur shqiptarë e të huaj.

Mes DJ të huaj ishte edhe ai me famë ndërkombëtare, Burak Yeter. I rikthyer në Korçë për të disatën herë, ai tha se atmosfera ishte mjaft e veçantë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Vendndodhja e këtij koncerti është e bukur dhe jam shumë i emocionuar të rikthehem këtu. Kam ardhur shumë herë në Korçë pasi kam edhe shume miq që jetojnë këtu po në këtë vendndodhje, brenda pemëve është hera ime e parë. Shumë i emocionuar të performoj këtu. Patjetër që do të kthehem përsëri atmosfera është e mrekullueshme, njerëzit janë të çmendur dhe vendndodhja është vendi im i preferuar dhe un do te luaj muzikë speciale të përzgjedhur për publikun sonte”, u shpreh Dj, Burak Yeter.

“Më pëlqen shumë që ka evente të tilla dhe mbi të gjitha që po rritet dëshira për muzikën elektronike. U bënë 3 vite në këtë profesion. Është një risi, pasi edhe njerëzit eksplorojnë rryma të ndryshme muzikore. Shumë e kënaqur, shumë buzëqeshje. Korça di të bëje dhe serenatat dhe muzikën elektronike”, tregoi një Dj.

Edicioni i parë i këtij festivali që synon të kthehet në një traditë, i kaloi pritshmëritë shprehen organizatorët.

“Ky festival organizohet për herë të parë në Shqipëri. Është një koncept i veçantë. Është një ndërthurje midis muzikës elektronike dhe efekteve vizuale. Ky projekt synon të promovoje turizmin. Korçës i mungonte një event rinor. Nëpërmjet këtij eventi synojmë të sjellim sa më shumë të rinj. Në shtator do përgatisim një event tradicional. Do të sjellim serenatat e Korçës me qëllim promovimin edhe jashtë territorit. Ka pasur impakt. Synimi i këtij eventi është që të kthehet çdo vit. Ne u kujdesëm që të kishim emra të mirë të muzikës elektronike jo vetëm nga brenda vendit por dhe jashtë saj”, u shpreh Bledar Leka Përfaqësues “Tourism for Albania”.

Për nënkryetaren e Bashkisë së Korçës, organizime të tilla janë shumë të rëndësishme për zhvillimin më tej të turizmit. Njëjtë ka ndodhur edhe me festivalin “LUMINA Elektronic”.

“Më vjen mirë që bashkia i ka shtuar një event të ri Korçës. Festival që është në vitin e parë, synon të rikthehet në një traditë të përvitshëm. Ka arritur një sukses përtej pritshmërie. Në shtator do të vijë festivali ndërkombëtar i serenatës. Dita e sotme shënon hotele të rezervuara nga të rinj që kanë ardhur nga i gjithë vendi për të ndjekur “LUMINA Elektronic”. Turizmi i eventeve është një magnet për tërheqjen e vizitorëve. Jo vetëm do të jetë magnet për vizitorët e rinj por do ti japë një frymë rinore dhe moderne Korccës”, tha Benila Themeli, Nënkryetare e Bashkisë Korçë. 

Pjesëmarrësit në festival kanë qenë të shumtë, teksa nën ritmet e muzikës elektronike dhe kompozimit të dritave ata kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit duke u dëfryer.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona