Muzikali 'E bukura dhe bisha', aktorja: Prindër sillini fëmijët në teatër

Valeria Dedaj

Për të shlyer borxhin e babait të saj, tregtar, e bukura burgoset nga Bisha në një kështjellë të mbushur me sende shtëpiake magjike. E frikësuar nis të miqësohet me stafin e kështjellës, derisa arrin sheh përtej pamjes së jashtme të Bishës, që në të vërtetë është një princ zemërmirë. Bëhet fjalë për përrallën e njohur “E bukura dhe bisha”, që këtë fundjavë që lamë pas bëri për vete spektatorët e vegjël në Teatrin e Kukullave.

Jorida Meta është aktorja që ka veshur petkun e së Bukurës. Ajo na rrëfen “Report TV” punën që ka bërë për këtë muzikal, që erdhi nën regjinë e Endri Çelës.

Muzikali është zhaneri më i vështirë në teatër. Është një punë shumë e bukur, shumë e lodhshme edhe do një përgatitje më të gjatë sesa shfaqja që ne mund të vëmë me kukulla. Ne punuar shumë dhe ja dolëm, sa i përket qasjes tek spektatori mendoj se kemi bërë një punë shumë të bukur me dashuri.

Jorida Meta, Aktore

Vepra ka një mesazh shumë të fortë, për aktoren, sepse fëmijët i mëson se si të luftojnë për të arritur më të mirën

Një vajzë kapriçoze që kërkon të pamundurën, e gjen këtë të pamundur në një krijesë që siç është bisha, të frikshme në pamje të jashtme, ajo mundohet të shikojë brenda shpirtit të tij.

Jorida Meta, Aktore

Jorida prej 13 vitesh është pjesë e Teatrit të Kukullave, por nuk e harron as sot, fillimin si artiste.

Në momentin që më kanë thënë për të qenë në Teatrin e Kukullave kam thënë jo, është një pasazh që e kujtoj përherë, kam thënë: Jo, se në momentin që ne mbarojmë akademinë kemi ëndrra shumë të mëdha. Ëndrrat për të luajtur në skenat e mëdha deri në Hollivud, mirëpo pastaj njeriu vjen me këmbë në tokë. Në momentin që kam nisur në Teatrin e Kukullave e kam shijuar shumë, se ata duartrokasin pa hile.

Gjëja e parë që kam mësuar është që fëmijë nuk e gënjen dot. Janë shumë të zgjuar dhe një gjë që nuk u pëlqen ta thonë troç. Unë luaj do luaj edhe do vazhdoj që të luaj edhe në film, por emocionet që të japin ata janë shumë të mëdha.

Jorida Meta, Aktore

Për të kritiku më i besuar për çdo shfaqje është djali  i saj, sot 11 vjeç.

 

Djali im është 11 vjeç, është rritur në Teatrin e Kukullave. Ka parë çdo shfaqje timen. Është nga ata fëmijë, që unë e marrë edhe e sjell në provë gjenerale për të kuptuar impresionon e tij.

Jorida Meta, Aktore

Aktroja bën thirrje që fëmijët ta frekuentojnë më shumë teatrin.

Unë bëj gjithmonë një propagandë, sepse unë e shikoj si prind, që fëmijën sapo e ke të lirë do të kap telefonin. Në momentin që e sjell këtu atë një orë apo dy orë që shpenzon për të parë shfaqjen, është mënyra më e mirë, për të shpenzuar kohën e lirë një fëmijë. nuk kushton asgjë, si nga vlera monetare, por edhe nga shpirtërore, apo edhe nga ana intelektuale, që e mëson fëmijën që të shikoj një shfaqje.

Prindërit duhet që të bëhen më të ndërgjegjshëm. Nuk na ka munguar asnjëherë spektatori në teatër, madje të vjen keq, kur i thua fëmijës që do të mbesë jashtë është dramë. Prindër sillni sa më shumë fëmijët në teatër, sepse do të kënaqen shumë edhe mësohen me shijen e teatrit edhe të së bukurës.

Jorida Meta, Aktore

Shfaqja “E bukura dhe bisha” do të vazhdojë të prezantohet çdo fundjavë në Teatrin e Kukullave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt