Muzikali "Grinçi vjedh Krishtlindjet"
Çela: Mesazhe për të gjitha moshat

Muzikali "Grinçi vjedh Krishtlindjet"<br />Çela: Mesazhe për të gjitha moshat
TIRANE - Këtë fundjavë, në teatrin “Kujtim Hispahivogli” në Tiranë shfaqet premiera e muzikalit “Grinçi vjedh Krishtlindjet” me rastin e festave të fundvitit. I ftuar në studion e televizionit A1 Report, regjisori Endri Çela ka ndarë për publikun disa nga surprizat që do të sjellë kjo shfaqje.

Regjisori Çela tregon se idea ishte e tij për të sjellë këtë shfaqje në versionin muzikal, pasi është një nga personazhet më të preferuar veçanërisht për fëmijët. Por pavarësisht kësaj regjisori ka treguar se ajo përmban mesazhe për të gjitha grupmoshat, ndërsa si temë kryesore do të jetë mesazhi që “Krishtlindjet nuk paketohen”.

Çela shprehet se shfaqja zgjat rreth 40 minuta ndërsa është parashikuar që ajo të jepet në teatër deri në mesin e janarit, me mundësinë për tu shtyrë pse jo deri në fund të muajit janar.

Sa i përket vështirësive, regjisori shprehet se ato lidhen me aktorët, pasi është një shfaqje mjaft impenjative që kërkon aktorë që të dinë të aktrojnë dhe po ashtu njëkohësisht të këndojnë.

Regjisori ka treguar se edhe mbështetja e qeverisë nuk ka munguar në këtë drejtim, ndërsa beson se “Grinçi vjedh krishtlindjet” të korrë sukses.

i ftuari

Më poshtë intervista e plotë dhënë në televizionin A1 Report:

Pse pikërisht Grinçi vjedh Krishtlindjet?
Në momentin që mu propozua të bëj një shfaqje për krishtlindje, unë e kisha gati. Në momentin që mu tha a mund të bësh diçka unë thash Grinç. Është një muzikal i njohur në të gjithë botën. Fëmijët kur vijnë në shfaqje të tjera thonë po Grinçi? Ky posteri që thërret që tani na bën të mendojmë që do të ketë sukses.

Sa do të zgjasë shfaqja?
Shfaqja është 40 minuta. Është një shfaqje shumë imponuese dhe këngë që këndohen edhe live.

Janë vetëm 11 aktorë apo ka edhe të tjerë?
Jo 11 anë dhe mendoj se është goxha e vështirë për teatrin me kaq persona.

Sa e vështirë është të bësh një muzikal në Shqipëri?
Muzikali kërkon aktorë me plastikë shumë të mirë dhe me zë. Aktorët që dinë të këndojnë janë të vështirë. kërkon një staf me të madh se një shfaqje normale teatri. Një shfaqje normale është me më pak aktorë se 11 që kemi ne. Janë kosto por e kemi përballuar shumë mirë.

Keni pasur mbështetje?
Absolutisht, na ka ecur mirë. Skenografia ka ecur mirë. Çdo gjë ka ecur për mrekulli.

Për çfarë grup-moshe është kjo shfaqje?
Ne themi fëmijë sillni prindërit, pra janë adapte edhe për të rriturit. Pra nuk bëjmë shfaqje për një grup-moshë por ato janë argëtuese me mesazhe për fëmijë dhe të rritur.

Cilat janë mesazhet që mund të marrin fëmijët dhe prindërit?
Si për fëmijët dhe prindërit, japim mesazhe që nuk ka të bëjë me shfaqje monetare. Ne kur po paketonim dhurata, që futen në skenë, thonim që sa mirë do të ishte që këto të ishin plot. Pra nuk është e rëndësishgme çfarë jep, por dhurata emocionale. Kjo përbën thelbin e Krishtlindjeve, diçka që nuk paketohet. Premierë do të jetë të shtunë dhe të dielë. Planet janë që shfaqja të vazhdojë deri në mes të janarit, dhe nëse vazhdon që kërkesa të jetë e lartë, ne mund ta vazhdojmë deri në fund të janarit.

Çfarë po ndodh në teatrin eksperimental?
Po është komedia “Shiko kush erdhi”. Është bërë një promo goxha e mirë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Tradita vazhdon! Festivali Folklorik

Tradita vazhdon! Festivali Folklorik "Sofra Konispolate" mbahet në Konispol dhe mbledh dhjetëra artistë