GREQI- Një krijuesi i madh i muzikës, kompozitori grek, Mikis Theodorakis, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 96-vjeçare.
Gjatë jetës së gjatë, kompozitori përveç se ka krijuar melodi muzikore të të gjitha rrymave, duke lënë pas me ikën e tij një trashëgimi që do të mbesë gjatë në histori, ka dashuruar me pathos edhe politikën.

Ai ka pasur një karierë të gjitha në politik, si fillim si president i Rinisë Lambraki (1963-1967), më pas si deputet i së Majtës Demokratike të Bashkuar (1964-1967), bashkëthemelues i Frontit Panhellenik Anti-diktaturës (1967), anëtar i KKE Brendshme (1970-1972), kandidat për kryetar bashkie të Athinës (1978). dhe anëtar i KKE (1981-1986).
Një nga veprimet politike të tij më të bujshme, që edhe i dha fund karrierës së tij si politikan ishte fakti që ai u bë deputet i Partisë Demokratike të Re dhe më pas ministër Shteti në qeverinë e Konstantinos Mitsotakis (1990-1993).
Megjithëse karriera e tij si politikan ishte me afat skadence, ajo si artist nuk mbaroi asnjëherë...
Ai ka bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të skenës muzikore greke ashtu edhe të huaj, duke veçuar atë me ‘The Beatles”

Lajmin e trishtë për ikjen e artistit, e ka bërë me dije aktorja e njohur, Kakia Igerinu, e cila me trishtimë shkroi: Dhimbje Kombëtare, Mikis udhëtoi drejt përjetësisë...
Artistët me përmasa kaq të mëdha, nuk shuhen kurrë, pasi krijimet e tyre mbesin përgjithmonë, si një trashëgimi që kalon brez pas brezi.
Komente











