Muzikanti 84 vjeçar i bie trombës një orë pas operacionit kirurgjikal që zgjati mbi 5 orë (VIDEO)

MILANO- Një muzikant 84 vjeçar arriti ti bjerë trombës një orë pasi kishte dalë nga një operacion i vështirë abdominal që zgjati mbi 5 orë në një spital të Milanos.

Në një video të publikuar në faqen e facebookut të spitalit pacienti luan një këngë të Ennio Morricone

Ai është Roberto,i lindur në vitin 1940, një muzikant i kompletuar. Javët e fundit iu desht të përballej me një operacion delikat abdominal. E bashkë me të edhe frikërat që shoqërojnë gjithmonë këto momente, por edhe vullneti dhe dëshira për të ruajtur gjithë kthjelltësinë mendore dhe kapacitetin e frymëmarrjes për të vazhduar që t'i bjeri borisë së tij të dashur". 

"Sot, falë një teknike inovative, 'Laparoskopia e ndërgjegjësimit', spitali Vizzolo është në gjendje t'i nënshtrojë pacientët e tij operacioneve minimale invazive jo vetëm nga pikëpamja kirurgjikale, por mbi të gjitha anestezike me përfitime të mëdha pas operacionit, veçanërisht për ata që janë të dobët ose pacientë të moshuar. Një qasje moderne që i mundësoi pacientit që vetëm 60 minuta pas në operacioni që zgjati mbi 5 orë e gjysmë të jetë në gjëndje t’i bjerë veglës muzikore” thuhet në postim.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh