Muzikanti amerikan Stevie Wonder u emërua për herë të dytë ambasadori i Paqes nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Sekretari i OKB- së përgëzoi fituesin e shumë cmimeve muzikore dhe vlerësoi talentin muzikor të Wonder-it.
"Muzika është një botë brenda vetes, gjuha që ne të gjithë e kuptojmë dhe ne jemi të gjithë të frymëzuar nga vizioni i juaj i brendshëm. Me udhëheqjen dhe vizionin tuaj unë mendoj, se të gjithë ne duhet të përpiqemi për të arritur majat më të larta.”- tha ai.
Këngëtari i verbër është bërë shembulli sesi mund të arrihen rezultate edhe kur je me aftësi të kufizuara.
Wonder u emërua Ambasadori i Paqes i OKB-së në dhjetor 2009 duke tërhequr vëmendjen e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe duke përdorur zërin e tij me synim përmirësimin e jetës së njerëzve.
Këngëtari i famshëm, tha se ai do të vazhdojë të kryejë misionin e tij si i dërguar i OKB-së.
"Kur shpirti është për dashuri dhe bashkim kjo forcë vjen nga zemra më shumë se sa syri dhe shpirti e ndjen këtë gjë,"- pohoi ai shumë i emocionuar.
Kombet e Bashkuara, zgjedhin shpesh njerëz të njohur si ambasadorë të paqes në fushën e kinemasë, muzikës, leximit, apo sportit dhe shërbejnë si promotorë të aktiviteteve të OKB-së për një botë më të mirë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com