Muzikë, Lady Gaga me një staf prej 114 vetësh për koncertet e Stambollit

STAMBOLL - Një ekip me 144 personash do të shoqërojë Lady Gaga për performancën e saj të parë në Turqi më 16 shtator, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu.

Lady Gaga, e cila konsiderohet gjerësisht si trashëgimtare e fronit të muzikës pop do të këndojë në stadiumin e Universitetit Teknik të Stambollit, si pjesë e turneut të saj të katërt me titull ArtRAVE. Për koncertin në Stamboll, Lady Gaga ka thirrur në ndihmë një ekip prej 114 personash, i përbërë nga kërcimtarë, stilistë dhe teknikë.

E njohur për veshjet e saj të ekzagjeruara, Lady Gaga ndryshon kostumet e saj në skenë në një kohë rekord, në një hark kohor prej 30 sekondash. Turneu do të vazhdojë në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, në mbështetje të albumit të saj të tretë "Artpop", i cili u lëshua në vitin 2013. Këngëtarja 28-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, do të bëjë 78 koncerte në 68 qytete gjatë turneut të saj, i cili ka fillur më 4 maj dhe do të përfundojë më 10 nëntor.

Lady Gaga do të performojë këngët e saj më të famshme në vitet e fundit duke përfshirë "Alejandro", "Bad Romance", "Poker Face", "Dorn This Way" dhe "Guy"./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen