VLORË- 4 persona janë vënë nën hetim pasi shkelën orarin e lejuar për vendosjen e muzikës së lartë në ambiente të hapura dhe në zonat turistike.
Policia ka zhvilluar kontrolleve në qarkun e Vlorës, nga të cilat 3 subjekte, konkretisht në Livadh, Sarandë dhe Ksamil u gjetën në shkelje të orarit të përcaktuar për lejimin e muzikës. Si rezultat u vendosën nën hetim një 45-vjeçar me iniciale D.M., nga Tirana dhe administrator i një subjekti në plazhin Livadh. Po ashtu, nën hetim u vu dhe një 47-vjeçar me iniciale D.D nga Mallakastra, administrator i një lokali në lagjen nr.1, Sarandë.
Nën hetim po ashtu është vendosur dhe një 23-vjeçar me iniciale D. D., 23 vjeç, banues në Sarandë, menaxher i një lokali në plazhin e Ksamilit si dhe 26-vjeçari me iniciale F. M., 26 vjeç, i punësuar si DJ në këtë lokal.