'Më duaj ose më urrej', Mozzik mesazh Loredanës

'Më duaj ose më urrej', Mozzik mesazh Loredanës

Mozzik

Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre.

Por reperi ka vendosur të hapë zemrën para fansave të tij dhe ka ndarë me to një shkrim shumë personal.

Nëpërmjet këtij shkrimi, Mozzik ka nënkuptuar që shkrimi i kushtohet Loredanës.

Ai ka treguar se pavarësisht të gjithave do qëndrojë i palëkundur nga gjithë gjërat që kanë ndodhur e do të ndodhin, do të ecë gjithmonë kryelartë në rrugën drejt suksesit.

“Do të qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë, do i qëndroj besnik sakrificave të mija falë atyre që jam këtu… Do i rikujtojë të gjitha momentet e hidhura , në momentet më të mira që ta di që ato po nuk i mbajte mirë do ikin e nuk kthehen më. Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses. Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthej buzëqeshjen ngaqë meriton…Më duaj ose më urrej që të dyja janë ndjenja”, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë që të shtunën, në emisionin ‘Shiko kush luan’, reperi tregoi se e respekton në maksimum këngëtaren pasi është nëna e vajzës së tij.

Postimi i Mozzik

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)