Izraeli është një vend i cili po mban 'frymën', pasi nata e djeshme (22 Nëntor) mund të ketë qenë më e gjata që nga 7 tetori, i cili është në pritje të lirimit të fëmijëe të marra peng nga Hamasi. Janë 39 të mitur nën moshën 18-vjeç. Sipas burimeve të lidhura me Hamasin, shumë prej pengjeve që do të lirohen kanë nënshtetësi të huaj.
Por lind pyetja, a do të kthehen fëmijët dhe nënat, që u rrëmbyen në fillim të luftës më 7 tetor, në shtëpi pas më shumë se 40 ditësh qëndrimi në Gaza dhe pasi kanë përjetuar përvoja të patregueshme?
Në mesin e fëmijëve që shpresohet se do të lirohen sa më shpejt është Avigayil Idan, tre vjeç, shtetas i dyfishtë izraelit dhe amerikan, fati i të cilit gjithashtu është marrë veçanërisht afër nga Shtëpia e Bardhë.
Më 7 tetor, 3-vjeçarja, Avigayil, ishte në shtëpi në Kfar Azza me prindërit e saj Roy dhe Smadar, së bahsku me vëllezërit e motrat e saj Amalia, 6-vjeç dhe Michael, 9-vjeç. Roy, një fotograf për gazetën Yediot Ahronot, u qëllua për vdekje me gruan e tij në kopshtin përpara shtëpisë së tyre, ndërsa ai mbante Avigayil në krahë, raporton La Repubblica.
Në atë moment dy fëmijët më të mëdhenj u fshehën në një dollap dhe qëndruan aty për 14 orë, derisa u shpëtuan. 3-vjeçarja e mbuluar me gjakun e babait të saj, e morën fqinjët e saj, pasi babai i saj ia besoi gruas së tij Hagarit, e cila ishte e bllokuar në shtëpi me tre fëmijët Ori, dhjetë vjeç, Yuval, nëntë vjeç dhe Uriah, katër, përpara se të kthehej për të luftuar për të mbrojtur kibutin.
Pas kthimit të tij në shtëpi, ai oa se shtëpia ishte bosh dhe Hagari sk bashku me fëmijët e tij, përfshirë edhe Avigajilin, ishin marrë nga Hamasi.
“Nëse Avigayil nuk kthehet, vërtet nuk e di se si do të vazhdojmë të jetojmë”, tha gjyshi i vajzës së vogël, Carmel Idan, për transmetuesin izraelit Channel 12.
Mes fëmijëve të robëruar me shtetësi të dyfishtë është edhe Emily Hand e vogël, izraelito-irlandeze. Emily, 9-vjeç, shkoi të flinte tek shoqja e saj të premten më 6 tetor. Prindërit e saj u informuan më vonë për vdekjen e saj. Babai i saj Thomas rrëfeu në një intervistë për CNN se ndjeu lehtësim për vdekjen e saj pasi tha se "nëse dini diçka për atë që ata u bëjnë njerëzve në Gaza, do të kishte qenë më keq se vdekja".
Shpresa është që ndër pengjet e parë që do të kthehen në shtëpi do të jetë edhe Kfir Bibas, më i vogli nga të rrëmbyerit, vetëm dhjetë muajsh, i rrëmbyer me gjithë familjen, vëllain e tij 4-vjeç Ariel, nënën Shiri dhe babain e tij, Yarden.
Videoja e Shirit që tërhiqet zvarrë nga terroristët teksa mban në krahë dy fëmijët e saj është bërë virale dhe cilësohet si një nga simbolet e tragjedisë. Sipas asaj që u raportua në shtypin izraelit në lidhje me marrëveshjen me Hamasin, nuk do të ndahen nënat nga fëmijët, por kjo gjë nuk vlen për baballarët. Pra, për Shirin dhe dy fëmijët, edhe në skenarin më të mirë tmerri nuk do të përfundojë.
Ndër nënat që presin me ankth të mësojnë nëse fëmijët e tyre do të lirohen është Maayan Zin. Dy vajzat e tij, Ella dhe Dafna Elyakim, tetë dhe pesëmbëdhjetë vjeç, po vizitonin babain e tyre Noam në Kibbutz Nir Oz, ku ai jetonte së bashku me partneren e tij Dikla dhe djalin e saj, Tomer. Terroristët e transmetuan sulmin drejtpërdrejt në Facebook, duke e detyruar Tomerin të shkonte shtëpi më shtëpi për të bindur fqinjët të hapnin dyert, përpara se ta vrisnin, së bashku me nënën e tij dhe Noam. Në vend të kësaj, Ella dhe Dafna u dërguan në Gaza.
Megjithatë, duke e ditur se çfarëdo që të ndodhë, rruga për të shpëtuar nga makthi mbetet e gjatë.
“Ne do të jemi të lumtur për çdo peng që kthehet në shtëpi, por kërkesa jonë mbetet e pandryshuar: lirimi i menjëhershëm i të 236 të burgosurve. Nuk ka fitore derisa të kthehet i fundit prej tyre", shkroi në një deklaratë Forumi i Familjeve të Pengjeve.