‘Më ke mbajt në krahë që 1 vjeç’, Sardi kujton fëmijërinë me Irma Libohovën

‘Më ke mbajt në krahë që 1 vjeç’, Sardi kujton fëmijërinë me Irma Libohovën

Dj Sardi dhe artistja Irma Libohova

Mes Dj Sardit dhe këngëtares shqiptare Irma Libohova paska një lidhje shumë të hershme që mbase ju nuk e dinit. Artistja shqiptare ka publikuar një foto ku shihet krah Sardit dhe Ulis Krajkës duke treguar edhe rëndësinë e baballarëve të dy djemve.

“Baballarët e të dyve, (Agim Krajka, Flamur Shehu) kanë gjurmën e tyre në historinë e muzikës së lehtë shqiptare. Fëmijëria e të dyve, ka rrugëtuar gjatë me mua. E sot, i shoh djem të rritur, artistë të mirë. Ju uroj suksese çuna!”

Ndërsa ajo ç’ka bëri më shumë përshtypje është komenti i Sardit.

Komentet e bëra në foton e Irma Libohovës

"Ulis Krajka është i madh. Mua më ke mbajtur edhe në krahë që 1 vjeç,"- shkruan ai.

 “Si rrije me orë te pianoja duke studiuar. ǒa do i thuash mamit sot që të mbyllte te dhoma dhe ne qepnim rroba e pinim kafe. Nostalgji pa fund yll i bukur. Sakrificat e mamit e të babit kanë këtë produkt që ti je sot. Paç fat!”- vazhdon Irma më tej.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë