“Më kërkon lekë që të pijë kafe me burrat e lagjes”, Çiljeta flet për djalin: Nuk më pyet për asgjë

“Më kërkon lekë që të pijë kafe me burrat e lagjes”, Çiljeta flet për djalin: Nuk më pyet për asgjë

Këngëtarja Çiljeta dhe djali i saj Ferndando

Çiljeta është një nga nënat më seksi të showbizit shqiptar. Ajo ka një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Fernando dhe bën postime të shumta në rrjetet sociale për të.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, këngëtarja ka folur për herë të parë për sjelljen e 5-vjeçarit. Ajo është shprehur se djali i saj është shumë i pavarur dhe nuk i merr leje për asgjë.

 “Fernando nuk më pyet për asgjë, është kokëfortë, vishet vetë, lahet vetë, zbukurohet vetë, ikën pa leje nga shtëpia dhe shkon tek lodrat. Vetëm kur më merr taksisti ‘Hajde se e ke çunin këtu’. Është 5 vjeç e gjysmë dhe komplet i pavarur nga unë. Tani vjen çdo mëngjes më kërkon 2 mijë lek që të pijë kafe me burrat e lagjes. Është edhe kavalier, i merr shokët aty te kafja ngjitur shtëpisë dhe i qeras,”-  tregoi Çili.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic