Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të njohur në të gjithë botën. Ai ka fituar 5 herë “Topin e artë”, por së fundmi ka dalë në pah një pjesë ë të shkuarës s ëtij. Deklarata e një gruaje të përdhunuar mesa duket do ta dëmtojë imazhin e Ronaldos të ndërtuar prej kaq vitesh.
Kathryn Mayorga nga Las Vegasi, ka bërë një deklaratë të fortë, e cila pretendon që e ka dhunuar 9 vite më parë në një hotel: “Ai është njeriu që më ka dhunuar në një hotel në vitin 2009”.
34-vjeçarja ka rrëfyer se më pas portugezi i ka dhënë asaj 375 mijë dollarë amerikanë në mënyrë që ajo të heshtë. Ronaldo i ka mohuar akuzat duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë me dëshira të përbashkëta.
Avokati i Mayorgas ka bërë publike disa pjesë të dokumenteve, të cilat tregojnë se si është shprehur Ronaldo pas asaj nate. “Ajo thoshte jo dhe stop disa herë,” citohet të ketë thënë Cristiano Ronaldo. Gjithsesi presim në mënyrë që të shohim se si do të shkojë kjo situatë që duket vërtet e rëndë.
Grabitja e njerezve te famshem dhe te pasur esht ber profesion nga grat kurva me ndihmen e avukatve grabitqar
Përgjigju