Mësim me turne në shkollën  ‘14 nëntori’ në Durrës, u dëmtua nga tërmeti! Nxënësit kërkojnë rikonstruksionin

Prej më shumë se tre vitesh nxënësit e shkollës “14-Nëntori” në Durrës e zhvillojnë mësimin me turne në shkollën pritëse “Qemal Mici”.  Jo vetëm oraret e papërshtatshme, por shkollat pritëse janë ndryshuar të paktën 4 herë duke shkaktuar vështirësi për nxënësit.

Angjelo Kilica, përfaqësues i qeverisë së nxënësve tha se pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti, godinë e shkollës ka mbetur e braktisur ndërsa ata po trajtohen si emigrantë të paligjshm.

 “Gjatë këtyre viteve prindërve tanë u përcillet i njëjti refren se ‘shkolla do të bëhet gati shumë shpejt’. Ne aspektin teknik nuk kemi kuptuar nëse kjo shkollë është për t’u shembur apo rindërtuar dhe nuk është marrë akoma asnjë vendim për rindërtimin e saj. Por ajo çfarë na ka lënduar ne si nxënës është tranazhi i kalimit nga një shkollë tek një tjetër që ka sjelle kosto që lidhen me kohën fizike për të shkuar ne shkollë. Ndryshimin e orarit standard ne mësimin me turne duke sjellë mosambjentim me orarin dhe ulje te shkallës së përqendrimit në mësim dhe rënie në rezultatet mësimore. Pamundësi të  përfshihemi  në aktivitete të ndryshme  si dhe  kurse te veçanta për shkak të orarit. Më pak ose aspak argëtim”, thotw nxwnwsi.

Edhe prindërit kërkojnë që të nisë sa më shpejt puna për rikonstuksionin e godinës së shkollës “14 Nëntori”.

 “Duhet një person në dispozicion vetëm për të pritur dhe përcjellë fëmijët gjatë ditës me oraret që janë caktuar”, thotw njw prej tyre.

Sakaq të tjetër prind foli me shqetësimin për ndryshimin e ambienteve herë pas here duke i larguar në zona të ndryshme të Durrësit. Report tv u interesua pranë Bashkisë së Durrësit, e cila përmes zyrës së shtypit tha se “shkolla do i nënshtrohet rikonstruksionit, ndërsa palestra do të shembet. “Procedurat po i zhvillon UNDP nëpërmjet programit Eu4shools dhe punimet pritet te fillojnë nw Prill të këtij viti.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë