Ajo ka qenë e ftuara e zonjës Tefta dhe së bashku me të kanë gatuar një ëmbëlsirë tipike shkodrane si Tespixhja.
Përveç gatimit këngëtarja simpatike ka dhuruar mjaft çaste të këndshme duke kujtuar momente nga rinia e saj si amvisë.
Myfaretja ka treguar se shumë shpesh gatuan recetat e zonjës Tefta si dhe që gatimi për të është art më vete.
Përmes humorit karakteristik të saj këngëtarja e njohur ka bërë që ky mëngjes në “Rreze Dielli” të vij ndryshe.
Për Lazen gatimi është një element i shumë i rëndësishëm dhe në qytetin e Shkodrës, i cili shquhet për kulturën e tij, ai vjen si një veçanti.
Rubrika “Të gatuajmë me zonjën Tefta” vjen çdo ditë me surpriza dhe të ftuar special në ekranin e A1 Report në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.
Receta e ditës në "Rreze Dielli"
Tespixhe
Vezë 8 të verdha veze
Qumësht 1.5 litër
Miell
Vitam
Sheqer 1.5 kg
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)