PRISHTINË-Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava u uroi festën e Fitër-Bajramit të gjithë besimtarëve në Kosovë dhe brenda trojeve tona etnike shqiptare, si dhe mërgatës, duke dhënë edhe mesazhin universal për botën në paqe.
"Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Kosova të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit, tolerancës e paqes. Islami është fe e cila i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit", u shpreh ai në manifestimin qendror në Kosovë të festës së Fitër -Bajramit, të faljes në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
"Ky është edhe mesazhi universal, i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit të muajit të shenjë të Ramazanit, mesazh i cili në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për ta rizgjuar atë, në mënyrë që bota të përqafoi paqen", tha myftiu Tërnava.
Ai theksoi se, "bashkësia islame e Kosovës me tërë forcën e saj do të luftojë çdo lloj ekstremizmi, radikalizmi, i çfarëdo ngjyre qoftë ai, i cili shkon në dëm të shtetit tonë, të sigurisë së vendit tonë, të fesë sonë".
Me rastin e Fitër-Bajramit, myftiu Naim Tërnava sot organizon pritjen tradicionale në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame Kosovës, ku, gjatë vizitave do urojnë festën edhe presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe udhëheqës të tjerë institucioalë e politikë kosovarë./ATSH/
/Shqiptarja.com