Myk, alergji dhe kruajtje, ja çfarë sjellin shapkat me gisht në plazh

Myk, alergji dhe kruajtje, ja çfarë sjellin shapkat me gisht në plazh

shapka me gisht

Të gjithë jemi fansa të papërmbajtshëm të shapkave me gisht, sidomos kur vjen sezoni i verës. Madje disa njerëz nuk i përdorin vetëm gjatë plazhit por i mbajnë të veshura gjatë gjithë kohës ato. Kjo pa ditur se çfarë rreziqesh u kanosen në lidhje me shëndetin. Zëdhënësja e American Podiatric Medical Association, Jackie Sutera shpjegon disa nga arsyet kryesore se përse nuk duhet t’i përdorni shapkat me gisht:

Një nga motivet kryesore janë mikrobet, bakteret dhe infeksionet mykotike. Shapkat me gisht janë në një kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin mbi të cilin ecni, që mund të jetë trotuar, asfalt, rrugë me gurë, etj.  Pikërisht kjo gjë rrit mundësinë që këmbët të bien në kontakt me mikrobet dhe bakteret kërpudhore nga më të ndryshmet. Një nga shembujt më konkretë është Stafiloku i cili në rastin më të mirë thjesht do të irritojë lëkurën e këmbës, por mund të çojë deri në prerje të saj nëse prek enët e gjakut. Një tjetër problematikë është edhe myku i këmbëve që krijohet si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të  shpakave me gisht.

Ngadalësojnë ecjen: Një studimi i Auburn University tregon se personat që përdorin vazhdimisht shapka me gisht ecin shumë herë më ngadalë se sa ata që veshin atlete ose balerina.

Dëmtojnë gishtat e këmbës dhe thembrat: Meqënëse këmba është pothuajse në kontakt të drejtpërdrejtë me rrugën mbi të cilën shkelni dhe thembra është ajo pjesë e këmbës që i vuan më së shumti pasojat. Si fillim merr një ngjyrë të zezë, fillon të çahet dhe bëhet më e fortë, duke krijuar herë pas here masa qelizash të vdekura dhe kallo. Gjithashtu edhe pjesa ku bashkohen gishtat shkakton inflamacion të tyre, plus shpeshherë materialet e shpakave me gisht janë toksikë, ato tentojnë të krijojnë alergji dhe kruajtje të vazhdueshme në këmbë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin